LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

300 viktima nga koronavirusi/ Danimarka rihap çerdhet dhe shkollat fillore

15 Prill 2020, 07:34, Kosova & Bota CNA
300 viktima nga koronavirusi/ Danimarka rihap çerdhet dhe shkollat

Në përpjekje për të lehtësuar disa masa të izolimit nga koronavirusi, Danimarka nis sot rihapjen e çerdheve dhe të shkollave fillore.

Me rregullat e reja, fëmijët do të mbahen më larg njëri-tjetrit se zakonisht, do të ketë regjime të rrepta pastrimi.

Kufizimet e tjera, si ndalimi i tubimeve në masë, mbeten, por autoritetet qeveritare thanë se numri i njerëzve të shtruar në spital, si pasojë e koronavirusit, është në rënie dhe se kufizimet e tjera mund të hiqen së shpejti.

Danimarka ka mbi 6,700 të infektuar me koronavirus dhe rreth 300 viktima.
Këtë javë, masat e izolimit kanë nisur t?i lehtësojnë edhe disa shtete të tjera evropiane, përfshirë: Italinë, Austrinë dhe Spanjën./CNA.al

Lajmet e fundit nga