Connect with Us

Zgjatja e fashave orare/ Lleshaj: Shtim i kapacitetit të kontrollit me njerëz dhe teknologji moderne

Sociale

Zgjatja e fashave orare/ Lleshaj: Shtim i kapacitetit të kontrollit me njerëz dhe teknologji moderne

Publikuar

-

“Persona të armatosur lëvizin gjatë natës”/ Terror banorëve me “bekimin” e Lleshajt: Do ikin koka njerëzish

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, iu bëri thirrje qytetarëve të mos shpërdorojnë zgjatjen e fashave të reja të orarit për të bërë lëvizje të panevojshme. Ministri thotë se qëllimi i zgjatjes është që të krijohen lehtësira për vajtjen dhe ardhjen në punë si dhe të mos krijohen radhë në tregje.

“Fashat e reja të kohës së qarkullimit, synojnë lehtësim të vajtjes dhe ardhjes në punë dhe ulje të dendësisë së qytetarëve në tregje dhe në rrugë.

Në funksion të kësaj, Policia do t’i shtojë përpjekjet që hapësirat e reja të përdoren në funksion të frenimit të COVID-19 dhe të mos shpërdorohen nga persona të papërgjegjshëm. Për këtë qëllim janë shtuar kapacitetet e kontrollit me njerëz dhe teknologji moderne.

LEXO EDHE:  Atentati në Durrës/ Sandër Lleshi merr vendimin qesharak

Qytetarët janë të lutur të bashkëpunojnë me autoritetet në funksion të qëllimit të madh të ruajtjes së jetës”, shkruan Lleshaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto-Video/ Bashkia Kavajë fillon punimet në mes të sezonit turistik, pishat e rrëzuara bllokojnë rrugën

Publikuar

-

Nga

Foto-Video/ Bashkia Kavajë fillon punimet në mes të sezonit turistik, pishat e rrëzuara bllokojnë rrugën

Në mes të sezonit turistik, pa asnjë njoftim, Bashkia Kavajë ka nisur punimet për sistemimin e rrugës në zonën e njohur tek Viena, në plazhin midis Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës.

Siç mund të shikohet dhe nga pamjet e siguruara nga CNA.al, bashkia ka nisur dhe prerjen e pishave, duke bllokuar rrugën kryesore.



LEXO EDHE:  Lleshaj bën njoftimin e rëndësishëm/ Ndryshime në menaxhimin e kufirit me Kosovën

Sikur të mos mjaftonte kaosi i shkaktuar dhe pa asnjë njoftim, mungon dhe prezenca e punonjësve të policisë, çka e bën edhe më të koplikuar situatën, duke rrezikuar dhe jetën e qytetarëve./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Veliaj “mbyt” me pluhur qytetarët/ Rrugët e lëna përgjysmë ndotin ajrin në Komunën e Parisit

Publikuar

-

Nga

Veliaj “mbyt” me pluhur qytetarët/ Rrugët e lëna përgjysmë ndotin ajrin në Komunën e Parisit

Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po i le qytetarët në mëshirë të fatit.

Prej më shumë se një jave, zona e Komunës së Parisit është pushtuar nga pluhuri dhe ajri i ndotur.

Në këtë zonë të Tiranës po bëhen punime për rregullimin e rrugës, por siç shihet edhe nga foto duket se është lënë paksa pasdore.

Përpara një pallati janë hedhur disa inerte që veçse kanë ndotur ambjentin, kanë krijuar dhe shqetësim te banorët që jetojnë aty.

Dherat e gurët kanë mbuluar të gjithë rrugët dhe pluhuri arrin në katet e larta të ndërtesave.



Firma që po bën punimet nuk ka marrë asnjë masë për të ulur nivelin e pluhurave. Ndërsa as Bashkia e Tiranës nuk po kujdeset për mirëqenien e banorëve të kryeqytetit.

LEXO EDHE:  Tatimet “kryqëzojnë bizneset”, u kontrollojnë faturat e shitblerjeve

LEXO EDHE:  Atentati në Durrës/ Sandër Lleshi merr vendimin qesharak

Deri më tani nuk është vënë re të bëhen shërbime për mirëmbajtjen e zonës, nuk lagen trotuaret, rrugët, grumbujt me dhera, me gurë apo me tulla duke e bërë ajrin mbytës dhe të ngarkuar nga pluhuri.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk po kujdeset si duhet për qytetarët dhe nuk po i mbikëqyr firmat që po i paguan me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Maskat kundra Covidit në këto ditë, në këtë zonë më shumë sesa nga virusi, duhen për të të mbrojtur nga pluhurat dhe papastërtitë fluturuese të firmave të lali Erit.

Dikush duhet ta zgjojë Veliajn dhe t’i tregojë kushtet në të cilat po jetojnë banorët e Komunës së Parisit për shkak të papërgjegjshmërisë së tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19 është normalitet i ri/ Manastirliu: Bëni kujdes!

Publikuar

-

Nga

Covid-19 është normalitet i ri/ Manastirliu: Bëni kujdes!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përsëritur thirrjen për kujdes të shtuar për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shprehet se të gjithë qytetarët mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së virusit që po shkakton çdo ditë viktima.
Në grafikën e postuar prej saj kërkohet nga qytetarët që të kujdesen për të ruajtur distancën, pasi përhapja e Covid-19 në vendet publike është më e madhe dhe duhet patur kujdes.
“Normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit! Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri. Mos harroni, mos i shtrëngoni duart ose mos shkëmbeni përshëndetje fizike. Kudo që të jetë e mundur qëndroni 1.5 metra larg dhe praktikoni higjienë të mirë të duarve veçanërisht pasi të keni qënë në hapësira publike”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE