LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhafaj kundër Ramës?/ Propozimet e Qeverisë të panevojshme, zonja që bëri draftin është mjeke jo eksperte

14 Prill 2020, 12:46, Politikë CNA
Xhafaj kundër Ramës?/ Propozimet e Qeverisë të panevojshme,

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, aktualisht deputet i PS-së, ka dalë kundër propozimeve të qeverisë në lidhje me paketën e ashtuquajtur anti-KÇK

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, deputeti Xhafaj ka kundërshtuar edhe propozimin për dënimet në Kodin Penal për ndëshkimin e rëndë të thyersve të karantinës në rastet e sëmundjeve infektive.

Për më tepër, Xhafaj ka shigjetuar madje edhe deputeten Bode, që bëri draftin, për të cilen tha është mjeke dhe jo eksperte.

?Ndërhyjet në kode janë ngjarje më rëndësi në një shtet të së drejtës. Duhet të jemi të kujdesshëm për këto nisma, nga kushdo që të vijnë, nga qeveria apo nga deputetët, sepse herë pas herë pasojat në jetët e njerëzve janë jetike.  S?duhet të jenë rrjedhe e emocioneve të politikës së ditës.

Duhet një konsultim i gjerë publik me ekspertët. Propozimet e sjella nga qeveria janë të panevojshme dhe të keqshkruara. Ato duhet të rregullohen dhe bëmë mirë që i shtymë?- tha Xhafaj, referuar propozimeve në kodin penal që kanë të bëjnë me Anti KCK.

Sa u takon masave për sëmundjet efektive, Xhafaj ka theksuar se duhet t?i reflektojmë edhe pse mund të cedojmë pak.

?Qëllimi i koleges Bode në këtë rast janë të justifikuara. Janë qëllim-mira si ligjvënëse e mjeke. Ajo është ligjvënëse por nuk është një eksperte. Kuvendi ta ndihmonte zonjën me ekspertizën e nevojshme. Ka pasur prezantim të keq në publik që prodhoi tension të panevojshëm?-tha ai.

Lajmet e fundit nga