Connect with Us

“Virusi do godasë rëndë ekonominë”/ Genc Ruli: Turizmi sektori më i prekur

Ekonomi

“Virusi do godasë rëndë ekonominë”/ Genc Ruli: Turizmi sektori më i prekur

Publikuar

-

Ish-ministri i Financave Genc Ruli ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me situatën ekonomike në vend.

Ruli deklaroi se koronavirusi i ri do t’i japë një goditje të fortë ekonomisë, ndërsa pretendon se sektori më i prekur do të jetë turizmi.

“Të gjithë sektorët janë në një përballje të madhe. Ai që do ia dali i fundit do të jetë turizmi, bujqësia del, transporti do të liberalizohet nëse njerëzimi arrin kontrollin e virusit brenda këtij viti, investimet private dhe publike do të presin. Nuk mendoj se do të jetë e shpejtë rimëkëmbja. Të thoja dy vite do isha optimist, të thoja 8 vite do isha pesimist”, tha ai në emisionin “Opinion”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Paketa A është e ngushtë”/ Ish-zv.ministri: Nëse do ishte më e zgjeruar s’do kishim 60 mijë të papunë

Publikuar

-

Nga

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me situatën ekonomike në të cilën ndodhen vendi.

Ish-zv.ministri kritikoi paketat e qeverisë, për të cilat tha se duhet të ishin më të zgjeruara. Sipas tij, nëse paketat do të ishin më të gjera, mund të mos e kishin këtë numër papunësi në vend.

“Parashikimet fillestare ishin që numri i të papunëve, do të shkonte 90-100 mijë. Për momentin edhe kjo paketa B, konfirmon që janë rreth 66 mijë të papunë. Kryeministri tha se do të mbështesim me një paketë të gjithë të papunët, që kanë rezultuar nga deklarimet e tatimeve deri të enjten. Kush ka dalë i papunë, pas të enjtes, mund të jetë subjekt i një pakete C. Kjo paketa B, mbështet 66 mijë të papunë. Për mendimin tim, mbase paketa A duhet të ishte më e zgjeruar, jo aq e ngushtë. Duke qenë se parashikimi në këtë moment, për një 7 miliardë lek është gjetur, mund të ishte gjetur që kur u anonçuar paketa A, në mënyrë që edhe këta punonjës të kishin një pagesë dhe biznesi të kishte një qartësi dhe siguri, që do kishte një mbështetje për pagat e këtyre punonjësve. Mbase nuk do të kishim 66 mijë të papunë, por do të ishin në punë dhe të garantuar me një pagesë”, u shpreh Haxhi në një lidhje me emisionin “Tv T”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Denaj e thotë hapur/ “Gjysma e ekonomisë ka fikur motorët”

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se gjysma e ekonomisë së vendit ka ngrirë sipasojë e pandemisë së Covid-19.

“Kemi ngritur një ekip teknik, për të parë evidencën e shifrave që vijnë nga Tatimet. Numri që vjen është se mbi 50% janë të reduktuar, pra në pamundësi për të punuar, pra ndodh që tek fasonët nuk kanë shkuar punëtorët në punë. Për industri të caktuara ka një rënie në 50%.

Por ka një difrencë mes dy javëshit të parë të prillit drejt përmirësimit në krahasim me dyjavëshin e dytë të marsit. Ka nevojë për disa muaj për të parë si do ridimensionohet biznesi, një gjë është e sigurt që produktet shqiptare dhe ato ushqimore në syrin e biznesit kanë një fokus më të madh se sa dje. Të kapim jo vetëm tregjet lokale, sot kemi fasonë që prodhojnë maska për Italinë”, u shpreh Denaj ne “Real Story”.

LEXO EDHE:  Flet për herë të parë “pacienti zero”/ Rrëfen historinë e infektimit dhe simptomat

LEXO EDHE:  Flet për herë të parë “pacienti zero”/ Rrëfen historinë e infektimit dhe simptomat

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Ekonomia në “reanimacion”/ Ish ministri i Financave: Të gjithë do të goditën nga kriza

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i financave Anastas Angjeli thotë se kriza që ka mbërthyer ekonominë për shkak të Covid-19 nuk do të kursejë askënd.

I ftuar në emisionin “Përballë” , Angjeli thekson se pjesa më e goditur nga kriza do të jetë shtresa e varfër e popullsisë.

“ Kësaj krize nuk i shpëton askush. Kur them nuk i shpëton askush kam parasysh që nëse pandemisë mund ti shpëtojnë sipas statistikave të OBSH-së 30 përqind e popullisisë atëherë edhe nga pikëpamjet e tjera nuk do ti shpëtojë po 70 përqind e popullsisë. Pra të gjithë do të goditen nga kjo krizë që po ndodh edhe ekonomikisht. Pjesa më e goditur është ajo pjesë e cila mund të konsiderohet që është shtresë me të ardhura të ulta.”

Profesor Angjeli sqaroi në Përballë se qeveria ka marrë masat e duhura për t’i bërë ballë kësaj situatë të vështirë përmes dy paketave mbështetëse. Por përse shteti nuk hedh më shumë para?

LEXO EDHE:  Pakt i ri me FMN për pagat dhe pensionet/ 81 mijë punonjës administratë rritje pagë

LEXO EDHE:  Qeveria teknike/Genc Ruli: S'jemi në '91 apo '97. Qeveritë janë politike

“ Gjëja e parë është që duhet t’i kesh ato para, ne e dimë situatën aktuale ekonomike. Ka para, por nuk ka para të mjaftueshme. Ndërhyrjen me instrumenta duhet ta shikojmë në kohë. Ne kemi vepruar deri tani, duam s’duam, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, ndërhyrja ka qënë në kohë dhe eficente. A ka qënë e mjaftueshme? Hajde ta diskutojmë këtë punë. Por nga pikëpamja e llojit të masave që ka marr qeveria është në të njëjtën linjë me shtetet e tjera, ka zgjedhur të ndihmojë sektorët jetik. Ka pasur gjithashtu edhe sektorët më të prekur në ekonomi. Si instrumenta janë në rregull, si mundësi për të mbrojtur buxhetet e qytetarëve është në rregull. Si sasi pastaj varet nga buxhetet.” përfundoi Angjeli.

LEXO TE PLOTE