LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sondazhi zbulon “dështimin” e qeverisë/ Rreth 13 mijë qytetarë nuk përfshihen në paketën ekonomike?

14 Prill 2020, 07:42, Politikë CNA
Sondazhi zbulon “dështimin” e qeverisë/ Rreth 13 mijë

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë, për shkak të koronavirusit. Qeveria ka ndërmarrë masa drastike kufizuese, duke mbyllur në shtëpi shumicën e qytetarëve, si dhe duke mbyllur një sërë biznesesh.

Ndërkohë, dje qeveria ka prezantuar paketën e dytë ekonomike që kap shumën e mbi 220 milionë dollarëve.

Por, mesa duket qytetarët shqiptarë nuk e ndiejnë veten të përfshirë në paketën e qeverisë.

Sipas një sondazhi të bërë një ditë më parë nga emisioni ?Opinion?, rreth 87% e qytetarëve nuk besojnë tek paketa e qeverisë.

Në sondazhin me pyetjen ?A e gjeni veten të përfshirë në paketat 1 dhe 2 të qeverisë?, ka pasur një votim masiv, ku kane marre pjese rreth 15 mijë qytetarë, nga të cilët vetëm 13% kanë votuar po. Pra, që e gjejnë veten të përfshirë në paketat e qeverisë.

Ndërkohë, 87% e qytetarëve pjesëmarrës në votim, pra rreth 13 mijë shqiptarë nuk ndihen të përfshirë në paketën ekonomike, të qeverisë.

Lajmet e fundit nga