LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“S’mund të bësh trimin”/ Skëndër Brataj tregon si e përjetoi infektimin me koronavirus

14 Prill 2020, 12:02, Lifestyle CNA
“S’mund të bësh trimin”/ Skëndër Brataj

Kreu i Urgjencës ,Skëndër Brataj, i cili fitoi betejën ndaj koronavirusit thotë se në Shqipëri është ulur numri i pacientëve dhe situata e të prekurve është më e ulët se parashikime. Kjo sipas Brataj ka ardhur falë menaxhimit shumë të mirë dhe masave kufizuese që u morën me shpejtësi.

?Janë paraprirë të gjitha, çdo skenar që mund të vijë. Kishim parashikime më të larta, por janë më të ulëta fatmirësisht. Kjo është një situatë dinamike jo statike dhe nuk do të thotë se u morën masat dhe nget ajo. Pra masat ndryshojë dhe vihen re çdo ditë prandaj dhe u morën menjëherë masa drastike për të eliminuar këtë mbifluks të infektuarish. Nëse nuk do ishin marrë masat infektivi do ishte mbushur në ditë e para dhe fatmirësisht sot e kësaj dite ende nuk është mbushur?, theksoi Brataj.

I pyetur se si u ndje gjatë sëmundjes, Brataj tha se ishte i shqetësuar se mos sëmundja avanconte dhe krijonte vatra të mëtejshme. Ai tha se mjekët i dinë simptomat e sëmundjes dhe pasojat që ajo lë në shëndet ndaj shqetësimi është më i madh. Ai gjithashtu tha se askush s?duhet të bëjë trimin me sëmundjen.

?S?mund të bësh trimin me sëmundjen. Çdo sëmundje shkakton probleme dhe dëmton shëndetin. Normal dhe unë duke qenë human, kisha shqetësime për atë që po më ndodhte, por aq më keq kur je vetë mjek, kur e di shumë mirë se çfarë simptomash kam. Ja tani arriti te pulmonet dhe shpresoj që s?do më shkaktojë shumë vatra. Mora antibiotikë antiviralë që bëjnë pjesë te protokolli i trajtimit të sëmundjes?, tha Brataj./CNA.al

Lajmet e fundit nga