Connect with Us

Rritja e fashës orare shton “të pabindurit”/ Ndëshkohen 719 këmbësorë dhe 33 shoferë

Kronika

Rritja e fashës orare shton “të pabindurit”/ Ndëshkohen 719 këmbësorë dhe 33 shoferë

Publikuar

-

Shërbimet e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Me rritjen e fashës orare për lëvizje me sa duket janë shtuar dhe gjobat e ndëshkimet e policisë. Ndërkohë që numri i qytetarëve të gjobitur me nga 10 mijë lekë është dyfishuar apo tre fishuar nga ditët e kaluara.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. A., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.
Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ç., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.
Në Berat është proceduar penalisht shtetasi P. L., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 719 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

LEXO EDHE:  Protesta/ Ja sa qytetarë janë nisur nga Korça

Në Lushnjë është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi A. M., i cili ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet PKK Kakavijë, më datë 01.04.2020 dhe duhet të ishte vetëkarantinuar, por është konstatuar jashtë ambienteve të banesës.

Në Tiranë është arrestuar për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, shtetasi R. K., banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Po në Tiranë është proceduar shtetasi K. L., banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për verifikim.

Në Korçë janë proceduar penalisht shtetasit A. H. dhe A. H., banues në Korçë, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 9 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 19 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Publikuar

-

Nga

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Gazetarja Klodina Lala, ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Opinion” lishur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetflijuan, pasi besonin se do të ringjalleshin.

Lala zbuloi se kryefamiljarja Zhaneta Josifi, kishtë punuar si pastruese për disa vite në shtëpinë e një ish kryeministri.

Ndërsa dy vajzat gjithashtu ushtronin profesionin e tyre.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite si inxhiniere IT në një kompani celularë për disa vite, ka qenë një ndër inxhinjerët me të mira.

LEXO EDHE:  “Mos më kërkoni më…”/ Zhduket prej ditësh një 29-vjeçar

LEXO EDHE:  "Mos më kërkoni më..."/ Zhduket prej ditësh një 29-vjeçar

Ndërkohë e motra e cila ka ndërruar jetë, Anisa ka punuar si financiere në një kompani tjetër.

Ndërsa e ëma ka punuar për disa vite si pastruese, madje dhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Pra ishin shumë të socializuara”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE