LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreth 600 mijë të infektuar nga Covid-19/ SHBA-ja synon rihapjen graduale të ekonomisë

14 Prill 2020, 07:33, Kosova & Bota CNA
Rreth 600 mijë të infektuar nga Covid-19/ SHBA-ja synon rihapjen

Në Shtetet e Bashkuara, ku kurba e të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, duket se është duke u rrafshuar, autoritetet paralajmëruan se mund të nisin lehtësimin e masave të izolimit.

Presidenti Donald Trump tha se të martën do të bëjë publike një task-forcë që do të punojë për rihapjen e ekonomisë amerikane.
Duke folur në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se do të njoftojë brenda ditësh se kur dëshiron të rihapë vendin, ndërsa shtoi se kufizimet e udhëtimit me Evropën do të hiqen ?në kohën e duhur?.
Mbi 17 milionë njerëz kanë humbur vendet e punës në SHBA gjatë tri javëve të kaluara, për shkak të mbylljes së biznesve, kufizimeve në udhëtim dhe masave të tjera që janë ndërmarrë për luftimin e koronavirusit.

Deri mbrëmjën e së hënës, numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA ka qenë mbi 23,200, ndërsa i të infektuarve mbi 582,000.
Andreë Cuomo, guvernator i Nju Jorkut, shtetit më të prekur nga koronavirusi, tha se rihapja e bizneseve do të kërkojë një ?ekuilibër delikat?.

Autoritetet shëndetësore paralajmëruan se heqja e shpejtë e kufizimeve mund të nxisë një valë të re të infektimeve me koronavirus, ndërsa rekomanduan rritjen e numrit të testimeve për të përcaktuar se kush mund të jetë bartës i virusit.
Ato po ashtu kërkojnë nga publiku që të vazhdojë praktikën e distancimit fizik, pastrimit të rregullt të duarve dhe mbajtjes së maskave mbrojtëse./CNA.al

Lajmet e fundit nga