LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Riatdhesimet e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve/ Balluku jep njoftimin: Do kthehen me paratë e tyre

14 Prill 2020, 17:20, Sociale CNA
Riatdhesimet e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve/ Balluku jep

“Duke filluar nga dita e shtunë Air Albania do të nisë fluturimet për riatdhesimin e shqiptarëve nga disa destinacione”.

Kështu ka deklaruar pak minuta më parë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një dalje për mediat. Balluku tha se për të plotësuar kushtet e karantimit është arritur një dakordësim me disa biznese hotelerie.

Ajo njoftoi se shqiptarët do të kthehen në atdhe me shpenzimet e tyre, ndërsa qeveria thjeshtë dhe vetëm po lejon fluturimet e jo më shumë se kaq.

Të riatdhesuarit duhet të paguajnë biletën e avionit, hotelin dhe ushqimin për 14 ditët e karantinimit. Me këtë veprim qeveria thjeshtë dhe vetëm po i shërben kompanisë ajrore të rrisë xhiron dhe hoteleve të punojnë në kohë krize.

“Transporti ajror do të kryhet nga “Air Albania”, e gjithë paketa ku përfshihet transporti dhe hoteli do të mund të rezervohet online me pagesa të arsyeshme. Garantohen kushtet sanitare dhe shëndetësore. Për të kryer rezervimin duhet të të shkoni te faqja airalbania.com.al dhe më pas rubrikën riatdhesime. Klikoni te linku i hotelit te paketa që u përshtatet dhe më pas konfirmoni formularin elektronik.

Formulari do të firmoset fizikisht në sportelet e “Air Albania”-s nga ku do të udhëtoni. Ju lutem lexoni me kujdes kushtet e vendosura, pasi nuk do të tolerojmë askënd që thyen rregullat e vendosura. Pasi të keni pranuar kushtet mund të procedoni me pagesën elektronike për karantinën 14 ditë. Në email do të vijë konfirmimi për rezervimin e akomodimit së bashku me një kod unik të cilin do ta përdorni për të vijuar me rezervimin e biletës së avionit. Me Kodin kryeni rezervimin e biletës dhe pagesën. Kështu do të keni përfunduar procesin. Air Albania do  dërgojë detajet për ditën dhe orën e fluturimit në email”, deklaroi ministrja.

Më tej ajo tregoi se në Rinas do të verifikohet gjendja shëndetësore e udhëtarëve e më pas të shoqëruar me mjetet  e transportit në shoqërimin e policisë do të drejtohen te hotelet në Durrës.

“Fluturimet do të nisin me Romën, por edhe nga destinacione të tjera mund të përdoren për të udhëtar nga Tirana drejt Italisë nga qytetarët italianë apo shqiptarë që kanë leje në vendin fqinj. Ju lutem respektoni kërkesat e vendosura nga Italia. Sistemi elektronik për rezervimet online do të jetë gati nga dita e enjte në orën 10:00. Për çdo paqartësi do të vendosim disa numra kontakti”, nënvizoi Balluku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga