LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pushohen akuzat në Apel/ Mbyllet përfundimisht dosja për atentatin ndaj Fadil Memës

14 Prill 2020, 13:25, Kronika CNA
Pushohen akuzat në Apel/ Mbyllet përfundimisht dosja për

Sot gjykata e Apelit në Durrës, e kryesuar nga Anita Mici gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, të gjyqtarit Tomor Kullolli, i cili në 20 nëntor 2019 vendosi të pushojë, akuzat e ngritura nga prokuroria për Çapjan.

Me këtë vendim në Apel Florenc Çapja, ?blindon? pushimin e ndjekjes penale nga prokuroria e Elbasanit, për akuzën e ?Vrasjes me paramendim? mbetur në tentativë dhe ?Mbajtje pa leje e armëve luftarake?.

Sipas Report tv, kështu mbyllet përfundimisht edhe dosja penale për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të policisë Fadil Mema.

Florenc Çapja ishte duke u gjykuar në gjykatën Apelit në Durrës, pas ankimimit të bërë nga prokuroria e Elbasanit, ndaj vendimit të datës 20 nëntor 2019 të marrë nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili gjatë një seance paraprake vendosi të pushojë dy akuzat e ngritura nga prokuroria, atë të ?Vrasjes me paramendim? mbetur në tentativë dhe ?Mbajtjes pa lejë të armëve?, duke urdhëruar lirimin nga qelia të Florenc Çapjes.

Ky vendim i dhënë në nëntor 2019 u kundërshtua publikisht nga Policia e Shtetit, e cila e quajti vendimmarrjen e gjyqtarit Kullolli të turpshme. Çapja u arrestua në muajin qershor 2019, por pas 6 muaj në burg, akuzat ndaj tij u pushuan dhe më pas u lirua pa u gjykuar fare. Kujtojmë që kjo çështje është hera e tretë që pushohet dhe sot e kësaj dite autoritet e drejtësisë nuk kanë asnjë person të dënuar për tentativën e vrasjes së ish-efektivit të Policisë Rrugore në Elbasan, Fadil Mema.

Sipas dëshmisë që Fadil Mema ka dhënë para ish-prokurorit Xhevat Hana, ai tregon se më 30 janar 2006 së bashku me vëllezërit dhe kunatin e tij Ardian Ibrahimi, ka shkuar tek një komshi për ngushëllim. Rrugës në kthim ka parë një deputet të asaj kohe në Elbasan që ishte në shoqërinë e Kujtim Hazbiun me të cilët u përshëndetën. Pas një ose dy minuta dëgjoi kunatin e tij, Ardianin që të bërtasë ?na vranë?. Në këto moment ka parë një person të veshur me kominoshe, që në dorë mbante një automatik me silenciator dhe në një distancë të afërt dy apo tre metra ka qëlluar në drejtimin e Fadilit, duke i shpuar pardesynë.

?Në këtë moment e pashë që i ngeci automatiku dhe e pashë që po e mbushte sërish dhe e njoha që ishte Florenc Çapja?. Në këtë moment i kam thënë ?o Lenci çfarë borxhi ju kam, çfarë ju kam bërë, ndërkohë ai më shau dhe më tha do të masakrojmë dhe e mbushi sërish armën?. Ndërkohë Ardiani filloi ta qëllojë me gurët e rrugës dhe Florenci e qëlloi me breshëri. Në këtë moment Fadil Mema tregon se Florenc Çapja, e ka qëlluar sërish në ikje e sipër, ku një plumb e ka kapur në këmbë dhe e ka rrëzuar në derë të shtëpisë. Tek shtëpia e tij, ka marë një pistoletë ?Mauzer? dhe ka qëlluar në drejtim të Florencit disa herë për tu vetëmbrojtur pasi po afrohej ta vriste. ?Në rrobat e mia të trupit kam konstatuar 11 vrima të shkaktuara nga plumbat. Po këtë ditë mora vesh se ishte ndaluar nga policia e Elbasanit Florenc Çapja?. Fadil Mema, megjithëse u largua nga Elbasani dhe u zhvendos në Itali, nuk mundi t’i shpëtojë sagës së vrasjeve seriale pasi në u ekzekutua disa vite më vonë në Itali.

11:19 Kronika

….në dyert e SPAK

Dosja 184, do të duhej të ishte prova e parë për prokurorët ...

Lajmet e fundit nga