Connect with Us

Parlamenti në kohë koronavirusi/ Miratohet projektvendimi, ja si do të votohet në seancën e 16 prillit

Sociale

Parlamenti në kohë koronavirusi/ Miratohet projektvendimi, ja si do të votohet në seancën e 16 prillit

Publikuar

-

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin miratoi sot projektvendimin për disa shtesa në Rregulloren e Kuvendit në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh sot për të shqyrtuar projektvendimin “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, të ndryshuar”, nismë e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Mbledhja u zhvillua online, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik Cisco Webex të instaluar në Kuvend.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i KuvenditGramoz Ruçi, informoi anëtarët e Këshillit se “Komisionet e përhershme parlamentare po funksionojnë online dhe po shqyrtojnë aktet ligjore që janë në rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare. Edhe pse në kushte jo të zakonshme, puna e komisioneve ka qenë produktive dhe debati parlamentar nuk ka munguar.”

Projektvendimi i miratuar shton në Rregullore disa nene të veçanta për rastet e masave të jashtëzakonshme, duke parashikuar zhvillimin e mbledhjeve të Kuvendit dhe të organeve të tij në distancë, nëpërmjet mjeteve elektronike të komunikimit si edhe me numër të reduktuar të deputetëve dhe përcakton procedurat e votimit në këto raste.

LEXO EDHE:  Ruçi pret në takim Presidentin e OSBE-së/ Parlamenti funksional

Në fund, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tërhoqi vëmendjen për disa aspekte proceduriale të zhvillimit të seancës plenare të datës 16 prill, si kufizimin e kohës dhe numrit të diskutimeve dhe mënyrën e votimit. Për të shmangur mbipopullimin e sallës së seancës, procesi i votimit të akteve ligjore në seancën e datës 16 prill do të zhvillohet nominal dhe me fletë votimi.

Kryetari i Kuvendit porositi anëtarët e Këshillit dhe shërbimet e Kuvendit edhe për disa aspekte praktike të zhvillimit të seancës, kujdesin që duhet të tregojnë për zbatimin e masave mbrojtëse, dezinfektimin e mjediseve, matjen e temperaturës së deputetëve para hyrjes në sallën e seancës, pajisjen e tyre me maska e doreza, etj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto-Video/ Bashkia Kavajë fillon punimet në mes të sezonit turistik, pishat e rrëzuara bllokojnë rrugën

Publikuar

-

Nga

Foto-Video/ Bashkia Kavajë fillon punimet në mes të sezonit turistik, pishat e rrëzuara bllokojnë rrugën

Në mes të sezonit turistik, pa asnjë njoftim, Bashkia Kavajë ka nisur punimet për sistemimin e rrugës në zonën e njohur tek Viena, në plazhin midis Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës.

Siç mund të shikohet dhe nga pamjet e siguruara nga CNA.al, bashkia ka nisur dhe prerjen e pishave, duke bllokuar rrugën kryesore.



LEXO EDHE:  Ruçi pret në takim Presidentin e OSBE-së/ Parlamenti funksional

Sikur të mos mjaftonte kaosi i shkaktuar dhe pa asnjë njoftim, mungon dhe prezenca e punonjësve të policisë, çka e bën edhe më të koplikuar situatën, duke rrezikuar dhe jetën e qytetarëve./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Veliaj “mbyt” me pluhur qytetarët/ Rrugët e lëna përgjysmë ndotin ajrin në Komunën e Parisit

Publikuar

-

Nga

Veliaj “mbyt” me pluhur qytetarët/ Rrugët e lëna përgjysmë ndotin ajrin në Komunën e Parisit

Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po i le qytetarët në mëshirë të fatit.

Prej më shumë se një jave, zona e Komunës së Parisit është pushtuar nga pluhuri dhe ajri i ndotur.

Në këtë zonë të Tiranës po bëhen punime për rregullimin e rrugës, por siç shihet edhe nga foto duket se është lënë paksa pasdore.

Përpara një pallati janë hedhur disa inerte që veçse kanë ndotur ambjentin, kanë krijuar dhe shqetësim te banorët që jetojnë aty.

Dherat e gurët kanë mbuluar të gjithë rrugët dhe pluhuri arrin në katet e larta të ndërtesave.



Firma që po bën punimet nuk ka marrë asnjë masë për të ulur nivelin e pluhurave. Ndërsa as Bashkia e Tiranës nuk po kujdeset për mirëqenien e banorëve të kryeqytetit.

LEXO EDHE:  Foto-Tregu i Kombinatit me rregulla të reja/ Qytetarët dezinfektohen kur hyjnë e dalin

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i të infektuarve/ 16 raste të reja gjatë 24 orëve

Deri më tani nuk është vënë re të bëhen shërbime për mirëmbajtjen e zonës, nuk lagen trotuaret, rrugët, grumbujt me dhera, me gurë apo me tulla duke e bërë ajrin mbytës dhe të ngarkuar nga pluhuri.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk po kujdeset si duhet për qytetarët dhe nuk po i mbikëqyr firmat që po i paguan me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Maskat kundra Covidit në këto ditë, në këtë zonë më shumë sesa nga virusi, duhen për të të mbrojtur nga pluhurat dhe papastërtitë fluturuese të firmave të lali Erit.

Dikush duhet ta zgjojë Veliajn dhe t’i tregojë kushtet në të cilat po jetojnë banorët e Komunës së Parisit për shkak të papërgjegjshmërisë së tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19 është normalitet i ri/ Manastirliu: Bëni kujdes!

Publikuar

-

Nga

Covid-19 është normalitet i ri/ Manastirliu: Bëni kujdes!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përsëritur thirrjen për kujdes të shtuar për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shprehet se të gjithë qytetarët mund të ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së virusit që po shkakton çdo ditë viktima.
Në grafikën e postuar prej saj kërkohet nga qytetarët që të kujdesen për të ruajtur distancën, pasi përhapja e Covid-19 në vendet publike është më e madhe dhe duhet patur kujdes.
“Normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit! Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri. Mos harroni, mos i shtrëngoni duart ose mos shkëmbeni përshëndetje fizike. Kudo që të jetë e mundur qëndroni 1.5 metra larg dhe praktikoni higjienë të mirë të duarve veçanërisht pasi të keni qënë në hapësira publike”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE