Connect with Us

Paketa ekonomike/ Rama sqaron ata që punonin në të zezë: Denonco pronarin të marrësh shpërblim

Ekonomi

Paketa ekonomike/ Rama sqaron ata që punonin në të zezë: Denonco pronarin të marrësh shpërblim

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët për paketën e zgjeruar për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që qytetarët do të dërgojnë.

Të shumta janë pyetjet e atyre që kanë punuar në të zezë dhe tashmë nuk gjejnë mbështetje nga qeveria.
Rama theksoi se ata duhet të denoncojnë pronarët e tyre dhe në këtë mënyrë do të marrin shpërblim.

Kryeministri Rama u tregua i qartë kur tha se nuk shtyhen pagesat e sigurimeve shoqërore.
“Ti do t’i paguash sigurimet shoqërore të të gjithë atyre që ke në punë”, iu përgjigj Rama një personi që ka biznes.

Mes të tjeras ai theksoi bonusi 40 mijë lekë do t’i jepet drejtpërdrejt në llogari personit të punësuar dhe jo biznesit.

LEXO EDHE:  Rama hap “Kutinë e Pandorës” në studio live/Çfarë kishte marrë me vete (Foto)

“Marrëdhëniet do të jenë direkt, dhe pas aplikimit në drejtorinë e Tatimeve, do të bëhen verifikimet dhe paratë do i kalojnë gjithsecilit prej punonjësve në bankë”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Rama sqaron sërish paketën e zgjeruar/ 40.000 lekë për 176.000 familje, kush përfiton

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë paketën e zgjeruar, e cila sipas tij, mbështet me një pagesë 40.000 lekë, 176.000 familje.

Rama thotë se nga kjo paketë përfitojnë 100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve
• 66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës
• 10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit

“Nga data 20 prill shuma 40.000 lek do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë ketyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë. Me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Po dëmtohet ekonomia dhe shëndeti i shqiptarëve”/ Shano: Çfarë duhet të bëjë qeveria

Publikuar

-

Nga

Ekonomisti Dritan Shano komentoi sot masat e reja të qeverisë për biznesin në këtë periudhë pandemie.

Në një intervistë për Enkel Demin me “Abc-ja e mëngjesit”,  Shano tha se këto masa nuk janë të mjaftueshme.

Ekonomisti theksoi më tej se hipoteza e infeksionistëve po dëmton më shumë ekonominë, ndërsa ka dhënë edhe sugjerimet se çfarë duhet të bëjë qeveria.

“Vendi po qeveriset keq nga infeksionistë dhe nga epidemiologë. E bazuar kjo, ‘po qe se bëjmë këtë do na vdesin kaq’. Kjo është e pavërtetuar. Hipoteza e infeksionistëve sot po dëmton fort jo vetëm ekonominë, por po dëmton shëndetin e 95% shqiptarëve të shëndoshë. E dyta, edhe në komunikimet me gazetarë të tjerë kam folur për instrumentat që ka në dorë qeveria. Është rishikimi total i biznesit, eliminimi i të gjitha shpenzimeve të panevojshme, duke filluar nga PPP-të. Ministria e financave duhet të vdalë dhe të deklarojë që e ka bërë këtë gjë. Mund të marrë borxh dhe qeveria po merr borxh rëndshëm. Qeveria ka të drejtën të përdorë rezervën valutore të Bankës së Shqipërisë. Pasi të izaurohen të gjitha këto atëherë qeverise i mbeten edhe dy rrugë: Printimi i parave dhe shtrirja në gjunjë përpara një fuqie tjetër më të madhe duke i kërkuar para”, tha Shano mes të tjerash.

Sa i takon masave të qeverisë, ai tha se nuk janë të mjaftueshme.

LEXO EDHE:  Rama: Do falen kamatvonesat e energjisë për 66.539 konsumatorë pensionist, me ndihmë ekonomike, apo persona me aftësi të kufizuar

LEXO EDHE:  ANALIZA/ ”Dorëheqja e Tahirit si kompromis i radhës, por ..."

“Në të ashtuquajturën ‘paketë të parë’ numrin e madh të ankesave që kishte për mungesë përfitimi, për përjashtime dhe me radhë. Gjithë ndihma që qeveria premton të hedhë në drejtim të njerëzve dhe ekonomisë ka disa karakteristika. E para ka qenë sjella e qeverisë që të fitojë kohë dhe kohën e fiton duke qenë e paqartë, duke vonuar pagesa.”-tha Shano.

Po ashtu ai tha se këto masa nëse do zbatoheshin me shpejtësi injektojnë para.

“Këto deklarata bëjnë që njerëzit të grihen pak nga pesimizmi ku kanë rënë dhe të harxhojnë edhe lekun e fundit që kanë në xhep sepse mendojnë se këto para do i vijnë. Nëse këto para vonohen atëherë kemi një situatë shumë të keqe. Një gjë është e sigurtë, të varfrit do jenë akoma edhe më të varfër , kjo vlen për gjithë botën, por edhe për Shqipërinë që është edhe një nga vendet më të varfra të botës. Klasa e mesme shqiptare  do varfërohet, do zbresë shkalllë. Të vetmit që nuk do preken në këtë mes janë shumë të pasurit dhe bankat private. Të gjithë të tjerët do e ndjejnë fort këtë gjë dhe sa më shumë të vonohen këto masa aq më situatë e keqe në pret në vijim.”-u shpreh ekonomisti.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Ndryshon vendimi për qiratë e bizneseve të vogla/ Çfarë do të ndodhë me ato që nuk janë në listën e aktiviteteve të mbyllura

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje në mbrëmje një Akt Normativ në PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR.

Sipas këtij ndryshimi, bizneset e vogla nuk do të paguajnë qira për dy muaj edhe në rast se ata mund të mos jenë në listën e aktiviteteve të mbyllura. Më parë, subjekt i këtij akti ishin vetëm bizneset që ishin në listën e aktiviteteve të mbyllura.

Kushtet e tjera nuk janë ndryshura, pra “Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj 2020. Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi i prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020”.

BËHËT

“Të gjithë qiramarrësit, persona fizikë/juridikë, me të ardhura deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, pavarësisht nëse e kanë të lejuar apo të ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.”.

ISHTE

Të gjithë qiramarrësit persona fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

VENDIMI PËR SHTYJEN E QIRAVE

“20. Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, që kanë kontratë pune por e kanë pezulluar/zgjidhur atë si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

Të gjithë qiramarrësit studentë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

I NDRYSHUAR– “Të gjithë qiramarrësit, persona fizikë/juridikë, me të ardhura deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, pavarësisht nëse e kanë të lejuar apo të ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19, nuk do ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.”.

Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj 2020. Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi i prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020.

Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë, të cilët kanë ankesë për qiradhënësin si pasojë e moszbatimit të detyrimeve të mësipërme, do t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik. Qiradhënësit, të cilët nuk e zbatojnë këtë pikë, dënohen me gjobë në masën e pesëfishit të qirasë mujore përkatëse. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ndjekjen dhe zbatimin e parashikimeve të kësaj pike dhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse.”./ Monitor

LEXO TE PLOTE