Connect with Us

“Paketa A është e ngushtë”/ Ish-zv.ministri: Nëse do ishte më e zgjeruar s’do kishim 60 mijë të papunë

Ekonomi

“Paketa A është e ngushtë”/ Ish-zv.ministri: Nëse do ishte më e zgjeruar s’do kishim 60 mijë të papunë

Publikuar

-

Ish-zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me situatën ekonomike në të cilën ndodhen vendi.

Ish-zv.ministri kritikoi paketat e qeverisë, për të cilat tha se duhet të ishin më të zgjeruara. Sipas tij, nëse paketat do të ishin më të gjera, mund të mos e kishin këtë numër papunësi në vend.

“Parashikimet fillestare ishin që numri i të papunëve, do të shkonte 90-100 mijë. Për momentin edhe kjo paketa B, konfirmon që janë rreth 66 mijë të papunë. Kryeministri tha se do të mbështesim me një paketë të gjithë të papunët, që kanë rezultuar nga deklarimet e tatimeve deri të enjten. Kush ka dalë i papunë, pas të enjtes, mund të jetë subjekt i një pakete C. Kjo paketa B, mbështet 66 mijë të papunë. Për mendimin tim, mbase paketa A duhet të ishte më e zgjeruar, jo aq e ngushtë. Duke qenë se parashikimi në këtë moment, për një 7 miliardë lek është gjetur, mund të ishte gjetur që kur u anonçuar paketa A, në mënyrë që edhe këta punonjës të kishin një pagesë dhe biznesi të kishte një qartësi dhe siguri, që do kishte një mbështetje për pagat e këtyre punonjësve. Mbase nuk do të kishim 66 mijë të papunë, por do të ishin në punë dhe të garantuar me një pagesë”, u shpreh Haxhi në një lidhje me emisionin “Tv T”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Denaj e thotë hapur/ “Gjysma e ekonomisë ka fikur motorët”

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se gjysma e ekonomisë së vendit ka ngrirë sipasojë e pandemisë së Covid-19.

“Kemi ngritur një ekip teknik, për të parë evidencën e shifrave që vijnë nga Tatimet. Numri që vjen është se mbi 50% janë të reduktuar, pra në pamundësi për të punuar, pra ndodh që tek fasonët nuk kanë shkuar punëtorët në punë. Për industri të caktuara ka një rënie në 50%.

Por ka një difrencë mes dy javëshit të parë të prillit drejt përmirësimit në krahasim me dyjavëshin e dytë të marsit. Ka nevojë për disa muaj për të parë si do ridimensionohet biznesi, një gjë është e sigurt që produktet shqiptare dhe ato ushqimore në syrin e biznesit kanë një fokus më të madh se sa dje. Të kapim jo vetëm tregjet lokale, sot kemi fasonë që prodhojnë maska për Italinë”, u shpreh Denaj ne “Real Story”.

LEXO EDHE:  PD akuza qeverisë/ Shqiptarët pa bukë, Rama dhe Xhaçka sapo dhanë tender 1.5 milion euro

LEXO EDHE:  PD akuza qeverisë/ Shqiptarët pa bukë, Rama dhe Xhaçka sapo dhanë tender 1.5 milion euro

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Ekonomia në “reanimacion”/ Ish ministri i Financave: Të gjithë do të goditën nga kriza

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i financave Anastas Angjeli thotë se kriza që ka mbërthyer ekonominë për shkak të Covid-19 nuk do të kursejë askënd.

I ftuar në emisionin “Përballë” , Angjeli thekson se pjesa më e goditur nga kriza do të jetë shtresa e varfër e popullsisë.

“ Kësaj krize nuk i shpëton askush. Kur them nuk i shpëton askush kam parasysh që nëse pandemisë mund ti shpëtojnë sipas statistikave të OBSH-së 30 përqind e popullisisë atëherë edhe nga pikëpamjet e tjera nuk do ti shpëtojë po 70 përqind e popullsisë. Pra të gjithë do të goditen nga kjo krizë që po ndodh edhe ekonomikisht. Pjesa më e goditur është ajo pjesë e cila mund të konsiderohet që është shtresë me të ardhura të ulta.”

Profesor Angjeli sqaroi në Përballë se qeveria ka marrë masat e duhura për t’i bërë ballë kësaj situatë të vështirë përmes dy paketave mbështetëse. Por përse shteti nuk hedh më shumë para?

LEXO EDHE:  Florian Mima: Tatimet, Qeveria, “dore te rende” mbi te varfrit

LEXO EDHE:  “Pa bukë dhe të braktisur nga shteti”/ Basha publikon videon dhe i vë ultimatum qeverisë

“ Gjëja e parë është që duhet t’i kesh ato para, ne e dimë situatën aktuale ekonomike. Ka para, por nuk ka para të mjaftueshme. Ndërhyrjen me instrumenta duhet ta shikojmë në kohë. Ne kemi vepruar deri tani, duam s’duam, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, ndërhyrja ka qënë në kohë dhe eficente. A ka qënë e mjaftueshme? Hajde ta diskutojmë këtë punë. Por nga pikëpamja e llojit të masave që ka marr qeveria është në të njëjtën linjë me shtetet e tjera, ka zgjedhur të ndihmojë sektorët jetik. Ka pasur gjithashtu edhe sektorët më të prekur në ekonomi. Si instrumenta janë në rregull, si mundësi për të mbrojtur buxhetet e qytetarëve është në rregull. Si sasi pastaj varet nga buxhetet.” përfundoi Angjeli.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Mbi 40 mijë të papunë/ Denaj: Biznesi i madh e kishte mundësinë të mos i nxirrte nga borderotë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një lidhje live për emisionin ”Real Story” tha se paketa e zgjeruar ka për qëllim të ndihmojë punonjësit e larguar nga biznesi i madh, i cili sipas Denaj e kishte mundësinë që në fillim me lehtësimin e shtyrjes së kësteve të kredive dhe me garancinë sovrane të mos i nxirrte punonjësit nga borderotë.

“ Në paketën e parë adresuam ndihmën ndaj bizneseve që u mbyllën me qarkullim deri në 14 milionë lekë. Kjo e dyta është për biznesin e madh dhe në paketën e parë anonçuam edhe garancinë sovrane për biznesin e madh.

Banka anonçoi edhe mospagimin e 3 muaj të kësteve të kredisë. Biznesi i madh kishte mundësi të orientonte likuiditetin e këtyre lehtësirave për të mbajtur në punë punonjësit. Në mars dhe në prill mund të jepeshin leje.

Në momentin që ne hymë në zgjerimin e paketës shohim që janë 40 mijë persona që janë ç’regjistruar dhe është përgjegjësia e qeverisë që t’i ndihmojë me paketë që është pagesë e drejtpërdrejtë.

Ndërkohë pagesa që i bëhet biznesit të madh, janë dy elemente që ndalojnë largimet nga puna. Ndërkohë janë 20 mijë biznese që janë mbyllur dhe janë me xhiro mbi 14 milionë lekë janë dhe bizneset e turizmit.

LEXO EDHE:  “Rama bëri bilancin e mashtrimeve të 2019/ Berisha: Shet suksesin e qeverisë së mëparshme

LEXO EDHE:  Florian Mima: Tatimet, Qeveria, “dore te rende” mbi te varfrit

Në këtë zgjerim pakete biznesi i madh e ka marrë vëmendjen dhe për të ndaluar largimin. Por bëhet nga pronarët që vendosin si do të jetë situata dhe shpresoj që mos rritet papunësia dhe zgjerimi i aktivitetit të biznesit nuk do të ndodhë që në maj të hapen të gjitha bizneset por është shtysë që pas majit të riorgtanizojnë aktivitetet e tyre dhe mos e mendojnë marrëdhënien me punonjësit siç është tani.

 

LEXO TE PLOTE