Connect with Us

Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje, ja sa do jenë temperaturat

Sociale

Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje, ja sa do jenë temperaturat

Publikuar

-

Për ditën e sotme parashikohet ndërhyrje e shurtër e motit të paqendrueshëm. Sipas SHMU, reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës, madje në pjesën veriperëndimore të vendit dhe në formën e shtrëngatave me rrebeshe e rrufe.

Në orët e mbrëmjes në alpe, verilindje e lindje reshje dëbore. E gjithë paqendrueshmëria do të zgjasë deri mëngjesin e së mërkurës. Më tej do të na shoqërojë moti me diell.

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Gjithë kjo situatë parashikohet të pasohet dhe nga fuqizim i erës juglindje-veri, kryesisht në bregdet dhe deti i trazuar.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 9 / 18 °C
në vendet malore: 4 / 12 °C

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video-Lakuriq në rrugët e Tiranës/ Burri shokon qytetarët teksa shëtit i zhveshur

Publikuar

-

Nga

Një burrë totalisht i zhveshur është shfaqur nëpër rrugët e Tiranës, teksa ecte në trotuar.

Në pamjet e publikuara nga Dosja.al, shihet qytetari i cili ka dalë të ecë nudo nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë që kokat e të gjithë qytetarët të kthehen nga ai.

Ndërkohë, pranë këtij qytetari të zhveshur që ka habitur të gjithë për mënyrën se si ka dalë, kalon edhe një makinë policie.

LEXO EDHE:  Ironia e Patozit/ Plas sherri Veliaj-Tahiri për motin

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ “Çmenden” temperaturat

Patrulla thjesht kalon, dhe nuk ndalon për ta pyetur apo për të marrë ndonjë masë që ai të kthehet në shtëpinë e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektohet punonjësi i bashkisë së Pogradecit/ Shënohet rasti i parë me Covid në Devoll

Publikuar

-

Nga

“Veshkat të ekspozuara ndaj virusit”/ Mjeku tregon pse është rritur numri i rasteve

Në listën e institucioneve të prekura nga Covid-19 përfshihet dhe Bashkia e Pogradecit.

Ditën e sotme është konfirmuar punonjësi i pushtetit lokal ndërkohë bashkia vijon punën me masa të rrepta sigurie. Pritet të bëhen dezinfektimi i ambienteve, ndërsa punonjësit e DSHP po bëjnë gjurmimin e kontakteve të mundshme.

Qarku i Korçës është shtuar me 6 raste të tjera me Covid-19, çka e ka çuar në 46 numrin e personave aktivë, specifikisht 4 në Pogradec, 1 në Korçë dhe 1 në Devoll./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situatë shqetësuese/ 2 viktima dhe 96 raste të reja në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Konfirmohet me Covid-19 edukatorja e kopshtit/ Pozitiv dhe bashkëshorti  

Vijon të jetë shqetësuse situata e krijuar ng Covid në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kane humbur jetën dy persona.

Ndërkohë janë kryer 451 testime dhe janë konfirmuar 96 raste të reja me Covid.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.
I drejtohemi çdo qytetari, të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, edhe në ambiente të hapura, të tregoni kujdes me masat e higjienës dhe të ruani distancën fizike nga të tjerët, nëse nuk janë familjarët tuaj.
Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetare: Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga
Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ “Çmenden” temperaturat

LEXO EDHE:  Surprizon moti/ Temperaturat pësojnë rritje të ndjeshme

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
Ruani distancën në ambientet publike.
Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.
Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (14 Korrik 2020)
Testime totale 33389
Raste pozitive 3667
Raste të shëruara 2062
Raste Aktive 1508
Humbje jete 97 (Qarku Tiranë 49, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 672
Durrës 219
Shkodër 190
Vlorë 97
Lezhë 77
Kukës 51
Korçë 46
Berat 40
Elbasan 39
Fier 36
Gjirokastër 22
Dibër 19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE