LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 40 mijë të papunë/ Denaj: Biznesi i madh e kishte mundësinë të mos i nxirrte nga borderotë

14 Prill 2020, 19:44, Ekonomi CNA
Mbi 40 mijë të papunë/ Denaj: Biznesi i madh e kishte

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një lidhje live për emisionin ?Real Story? tha se paketa e zgjeruar ka për qëllim të ndihmojë punonjësit e larguar nga biznesi i madh, i cili sipas Denaj e kishte mundësinë që në fillim me lehtësimin e shtyrjes së kësteve të kredive dhe me garancinë sovrane të mos i nxirrte punonjësit nga borderotë.

? Në paketën e parë adresuam ndihmën ndaj bizneseve që u mbyllën me qarkullim deri në 14 milionë lekë. Kjo e dyta është për biznesin e madh dhe në paketën e parë anonçuam edhe garancinë sovrane për biznesin e madh.

Banka anonçoi edhe mospagimin e 3 muaj të kësteve të kredisë. Biznesi i madh kishte mundësi të orientonte likuiditetin e këtyre lehtësirave për të mbajtur në punë punonjësit. Në mars dhe në prill mund të jepeshin leje.

Në momentin që ne hymë në zgjerimin e paketës shohim që janë 40 mijë persona që janë ç?regjistruar dhe është përgjegjësia e qeverisë që t?i ndihmojë me paketë që është pagesë e drejtpërdrejtë.

Ndërkohë pagesa që i bëhet biznesit të madh, janë dy elemente që ndalojnë largimet nga puna. Ndërkohë janë 20 mijë biznese që janë mbyllur dhe janë me xhiro mbi 14 milionë lekë janë dhe bizneset e turizmit.

Në këtë zgjerim pakete biznesi i madh e ka marrë vëmendjen dhe për të ndaluar largimin. Por bëhet nga pronarët që vendosin si do të jetë situata dhe shpresoj që mos rritet papunësia dhe zgjerimi i aktivitetit të biznesit nuk do të ndodhë që në maj të hapen të gjitha bizneset por është shtysë që pas majit të riorgtanizojnë aktivitetet e tyre dhe mos e mendojnë marrëdhënien me punonjësit siç është tani.

 

Lajmet e fundit nga