Connect with Us

Masat kundër koronavirusit/ Rama ka një lajm të keq për pronarët e bareve dhe restoranteve

Politikë

Masat kundër koronavirusit/ Rama ka një lajm të keq për pronarët e bareve dhe restoranteve

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se bizneset e fundit që do të hapen do të jenë restorantet dhe baret, të cilat u mbyllën për shkak të situatës së koronavirusit.

Në një lidhje live në rrjetet sociale, kreu i qeverisë iu ka kthyer përgjigje shqetësimeve të shumë qytetarëve, për shumë çështje, që nga lëvizja me automjet, më këmbë, paketën ekonomike etj.

Rama tha se nga sot autorizimet për të lëvizur me automjet do të jenë më të thjeshta.

“Restorantet dhe baret janë të fundit që do hapen. Më vjen keq por është e pamundur ndryshe.
Nëse ju keni punë në qytet dhe do shkoni me automjet patjetër privat, patjetër por do të merrni një autorizim dhe autorizimet do të jenë shumë më të thjeshta tani që mund të lirojnë pak. E di shumë mirë që ka qenë e shtrënguar, e di shumë mirë që shumë autorizime janë refuzuar, kjo nuk ka qenë për ndonjë epsh diktatorial por thjesht për të garantuar atë që kush do ta shikojë e shikon qartë sot, rezultatin që kemi arritur në këtë luftë.

LEXO EDHE:  Topalli plas “bombën”/ Katër persona vendosin sot për fatin e shqiptarëve

Duhet ta çojmë kurbën drejt zeros me durim, sigurisht dhimbjet nga pasoja të natyrës ekonomike janë të konsiderueshme, por askush mos ta harrojë se halli i halleve është jeta e njerëzve.
Koronavirusi ne na luan fenë siç po ua luan fenë shumë të tjerëve por arsyeja që nuk na i ka luajtur deri sot është se jemi mbrojtur shumë më fort. Armiku nuk ka ikur dhe na bën gjëmën po t’iu hapim shteg”, deklaroi Rama.

Sa iu përket masave, Rama theksoi se populli nuk merr gjoba, marrin të papërgjegjshmit. “Gjobat nuk janë për të mbushur buxhetin. Janë pak fare në raport me popullin. Por janë për të dhënë një mesazh që jetohet me rregulla dhe rregullat janë njësoj për të gjithë”, deklaroi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    14 Prill, 2020 at 2:09 pm

    Koqe ishe,koqe mbete

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agim Doçi për opozitën: Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve

Publikuar

-

Nga

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi tha se opozita më interesante është në rrjetet sociale.

Doçi: Opozita më interesante është në rrjetet sociale. Aty e kanë hequr për 13 minuta, e kanë bërë llumë Bashës. Opozita parlamentare është me një dyshim. Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve. Edhe gazetat e huaja janë marrë me çështjen e parlamentit të Shqipërisë. Ka segmente që këtë lloj opozite parlamentare me skualifikuar që në momentin e parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Vasili ironizon Ramën/ Ja cfarë thoshte Konica 120 vjet më parë

LEXO EDHE:  Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Pikat e Lulit dhe pika që nuk i bie Bashës

LEXO EDHE:  Rama-Lu takim në kryeministri/ Reforma në drejtësi në fokus

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE