LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koronavirusi njihet prej kohësh”/ Historia e mjekut shqiptar: Para 10 vitesh kemi shëruar një pacient me Covid

14 Prill 2020, 08:28, Lifestyle CNA
“Koronavirusi njihet prej kohësh”/ Historia e mjekut shqiptar:

Mjeku shqiptar anestezist dhe reanimator në Francë Teni Kamberi, thotë se koronavirusi nuk është një virus i panjohur për mjeksinë.

Në studion e Abc e Mëngjesit, ai ka theksuar se para 10 vitesh ato kanë pasur një pacient me simptoma të ngjashme, i cili ishte i kafshuar nga një lakuriq nate, ndërsa ka theksuar se ky lloj koronavirusi ishte më agresiv dhe se mjeksinë e ka kapur në mënyrë të papërgatitur.

?Ka qenë një pacient dhe kishte temperaturë të lartë. Ai vinte nga Arabia Saudite dhe ai ishte kafshuar nga një lakuriq dhe menjëherë dihej se mbartës ishin lakuriqët dhe matet nga virulence. Koronavirusi njihet prej kohësh, por forma e fundit u tregua i rrezikshëm dhe virulent dhe na kapi në mënyrë të papritur?, tha mjeku.

Gjithashtu mjeku eshte shprehur se zbulimi i vaksinës është mënyra më e mirë për të qenë të sigurtë nga përhapja e koronavirusit./CNA.al

Lajmet e fundit nga