LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kemi reflektuar dhe korrigjuam gabimin"/ Ahmetaj zbulon kategorinë që u përfshi në paketë

14 Prill 2020, 16:01, Sociale CNA
"Kemi reflektuar dhe korrigjuam gabimin"/ Ahmetaj zbulon

Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike nga Covid-19 Arben Ahmetaj, tregoi pasditen e sotme se qeveria ka reflektuar për një gabim të bërë në paketat e ndihmës.

Ahmetaj tha në një lidhje me studion e News 24, se kishte pasur një numër të madh ankesash për taksitë dhe për sekrotin e transportit që përfshihet në biznes të vogël, ndaj theksoi se qeveria i ka futur në paketë.

“Është bërë një korrigjim për shkak të ankesave që kanë shkuar në platformën e bashkëqeverisjes, por edhe na janë adresuar ne dhe kryeministrit në privat dhe janë reflektuar dhe janë korrigjuar në vendimin e mëparshëm, ku janë përfshirë taksitë, sektori i transportit por që është biznes i vogël”, nënvizoi ministri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga