LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuari tentoi të arratiset në Tepelenë/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Iku me vrap kur po i bëhej kontroll

14 Prill 2020, 14:44, Kronika CNA
I dënuari tentoi të arratiset në Tepelenë/ Reagon Drejtoria

Ditën e sotme i dënuari Eduard S. u arratis nga burgu i Bënçes në Tepelenë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të gardianëve u bë i mundur kapja e tij.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila bën me dije se ngajrja ka ndodhur rreth orës 12:40.

Drejtoria e Burgjeve raporton se i dënuari është shoqëruar për në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor nga forcat e policisë të IEVP Tepelenë, për të marrë pjesë në seancën e planifikuar datë 14.04.2020 ora 11:30.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i paraburgosuri është shoqëruar nga forcat e policisë së burgut, për t?u kthyer sërish në institucion.

“Gjatë kryerjes së kontrollit trupor, ai iu ka ikur punonjësve nga duart dhe ka vrapuar rreth 200 metra, duke kaluar edhe rrethimin perimetrik me qëllim arratisjen.

Falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të grupit të sigurisë së IEVP-së Tepelenë, të cilët u vunë në ndjekje direkte, i burgosuri u kap brenda pak minutave duke e kthyer sërish në qeli.

Lidhur me ngjarjen janë njoftuar Policia e Shtetit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe janë duke vazhduar hetimet për rrethanat e ngjarjes, shkaqet, përgjegjësitë konkrete të punonjësve.

Shtetasi E.S,  ka pasur masën e sigurisë ?arrest me burg? që nga data 25.09.2019, i dyshuar për veprën penale vrasje të mbetur në tentativë dhe trafikim të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur hetimet e menjëhershme për të vlerësuar, analizuar dhe hetuar ngjarjen./ CNA.al

11:19 Kronika

….në dyert e SPAK

Dosja 184, do të duhej të ishte prova e parë për prokurorët ...

Lajmet e fundit nga