Connect with Us

Frika nga COVID-19 në krye të listës së shqetësimeve të amerikanëve

Bota

Frika nga COVID-19 në krye të listës së shqetësimeve të amerikanëve

Publikuar

-

Përhapja e sëmundjeve infektive tashmë kryeson listën e kërcënimeve kryesore me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara, nxitur kryesisht nga numrat në rritje që koronavirusi po i shkakton vendit dhe botës. Sipas një studimi të ri të qendrës kërkimore “Pew” 79 për qind e amerikanëve thonë se sëmundjet infektive përbëjnë një kërcënim të madh, krahasuar me 73 për qind që identifikojnë terrorizmin dhe përhapjen e armëve bërthamore dhe 72 për qind sulmet kibernetike. Sondazhi i kryer me telefon me 1 mijë vetë përgjatë muajit mars, zbuloi se amerikanët kishin më shumë të ngjarë të emërtonin përhapjen e sëmundjeve infektive si një kërcënim të madh pasi SHBA shpalli gjendjen e emergjences kombëtare më 13 Mars, 84 për qind nga 73 para shpalljes. Marzhi i gabimit të sondazhit llogaritet në +/- 3.7 për qind.

Të martën në SHBA janë regjistruar 582 mijë të prekur nga koronavirusi dhe mbi 23 mijë të vdekur.

Të dielën, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive Anthony Fauci tha “ndërsa disa pjesë të vendit mund t’u jepin fund urdhrave për qëndrim në shtëpi të popullatës e t’i kthehen normalitet duke filluar nga muaji tjetër, ekziston një “rrezik i jashtëzakonshëm” nëse vendi lehtëson kufizimet shumë shpejt.

LEXO EDHE:  Trump në fushatë/ Kritikon rivalin për imigracionin

“Ne e dimë që do të ketë njerëz që do të infektohen. Ky është realiteti”, tha ai.

Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare muajin e kaluar, kur vendi kishte rreth 1,700 raste me koronavirus, pas presionin të demokratëve të opozitës për të ndërmarrë veprime.

“Ne do ta mposhtim këtë kërcënim” deklaronte ai në atë kohë. Shpallja e gjendjes së emergjencës çliroi me dhjetëra miliarda dollarë fonde, por numri i të infektuarve vazhdon të rritet, së bashku me shqetësimet për gjendjen e ekonomisë. Sipas gjetjeve të “Pew” 60 për qind e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë botërore si një kërcënim të madh, krahasuar me 48 për qind që llogariteshin përpara shpalljes së emergjecës. Ndërsa shqetësimet janë rritur përgjithësisht në mesin e popullatës sipas sondazhit shqetësimet ishin më të larta në mesin e amerikanëve më pak të arsimuar e me të ardhura më të ulëta.

Të hënën Presidenti Trump shkruante në twiter se administrata e tij po “punon ngushtë me guvernatorët” për të përcaktuarr se kur të nisë lehtësimi i kufizimeve ndaj bizneseve dhe industrisë së udhëtimeve./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Iraku arreston “shefin administrativ” të grupit ekstremist

Publikuar

-

Nga

Iraku arreston "shefin administrativ" të grupit ekstremist
Pjesëtarët e forcës elite kundër-terrorizmit të Irakut thanë se kanë arrestuar “shefin administrativ” të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Arrestimi i tij ka ndodhur pasi ai ka arritur në aeroportin e Bagdadit.

Ai njihet si Abu Naba, dhe u arrestua gjatë muajit tetor, derisa po hynte në një taksi me të dalur nga aeroporti i Bagdadit”, i tha agjencisë AFP, zëdhënësi i forcës elite të Irakut, Sabah al-Noaman.

Ai e përshkroi të arrestuarin si një “shënjestër të rëndësishme” pasi dyshohej se siguronte mbështetje financiare për grupin, pastaj që i njëjti ka organizuar takime dhe ka shkëmbyer mesazhe ndërmjet anëtarëve të grupit.

Por, Noaman refuzoi të tregojë emrin e vërtetë të Abu Naba-s, dhe se prej nga ai kishte fluturuar për në Bagdad. Ai nuk tregoi as se si kishte arritur të kalonte kontrollin e sigurisë së aeroportit, para se të arrestohej.

LEXO EDHE:  SHBA, protestuesit rrëzojnë statuja, prishin simbole të Konfederatës

LEXO EDHE:  Sulmi në SHBA, policia mbyll 5 shkolla

Në vitin 2014, Shteti Islamik kishte nën kontroll një të tretën e territorit të Irakut, të cilin trupat lokale të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA arriten ta merrnin nën kontroll në fund të vitit 2017./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord i zi në shtetin fqinj/ 84 viktima në 24 orë, regjistrohen dhe rreth 1400 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Rekord i zi në shtetin fqinj/ 84 viktima në 24 orë, regjistrohen dhe rreth 1400 të infektuar

Greqia vijon të shënojë shifra të larta të infektuarishr me Covid-19.

Sipas mediave fqinje, në 24 orët e fundit janë shënuar 84 viktima dhe 1 mijë e 388 raste të reja.

Greqia vijon të jetë në ”Lock-Down” dhe duket sikur ditët e fundit ka një qëndrueshmëri të rasteve, edhe pse shifrat e kohëve të fundit janë më të larta që ka shënuar ndonjëherë.

Nga ana tjetër nuk dihet ende si do të vijojë afati i ”Lock-Down” në Greqi, pasi një shtyrje nënkupton se grekët i kalojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri të izoluar.

LEXO EDHE:  Trump në fushatë/ Kritikon rivalin për imigracionin

LEXO EDHE:  “Pa drejtësi, nuk ka paqe!”/ Protesta masive në Uashington

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Akuzat për korrupsion/ Shtyhet gjyqi i ish-presidentit francez Sarkozy

Publikuar

-

Nga

Akuzat për korrupsion/ Shtyhet gjyqi i ish-presidentit francez Sarkozy

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy u paraqit të hënën për pak minuta në gjykatë për t’u përballur me akuzat për korrupsion, por gjyqtarët i pezulluan seancat deri më 26 nëntor për të vlerësuar shëndetin e njërit prej të pandehurve të tjerë.

Prokurorët e akuzojnë ish-presidentin se i kishte ofruar një punë të paguar mirë në Monako gjyqtarit Gilbert Azibert në këmbim të informacioneve konfidenciale rreth një hetimi për aludimet se zoti Sarkozy kishte pranuar pagesa të paligjshme nga Liliane Bettencourt trashëgimtare e firmës L’Oreal për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007.

Një avokat i zotit Azibert kërkoi që gjyqi të pezullohej, sepse klienti i tij ishte në rrezik të lartë për t’u infektuar me COVID, për shkak të sëmundjes së zemrës.

Gjyqtarët urdhëruan një vlerësim të pavarur mjekësor deri të enjten, përpara se të vendosin nëse do ta vazhdojnë apo pezullojnë gjyqin.

Zoti Sarkozy, i cili ishte president nga viti 2007 deri në 2012 por ka ndikim mes konservatorëve, ka mohuar çdo shkelje në hetimet kundër tij dhe është përpjekur fuqimisht për pushimin e çështjeve gjyqësore.

Duke filluar nga viti 2013, hetuesit kanë përgjuar bisedat midis ish presidentit dhe avokatit të tij Thierry Herzog, për të hetuar aludimet.

LEXO EDHE:  Ironia e hidhur e revolucioneve

LEXO EDHE:  “Pa drejtësi, nuk ka paqe!”/ Protesta masive në Uashington

Gjatë përgjimeve, ata mësuan se zoti Sarkozy dhe avokati i tij komunikonin duke përdorur celularë të regjistruar nën emra të rremë.

Sipas prokurorëve, nga përgjimet doli se zoti Sarkozy dhe avokati Herzog kishin diskutuar në shumë raste për të kontaktuar gjyqtarin Azibert, që shërbente në gjykatën e lartë të apelit dhe që ishte i mirinformuar për hetimin.

Herzog dhe Azibert janë që të dy në gjyq me ish presidentin Sarkozy, të akuzuar për korrupsion. Ata akuzohen gjithashtu për “shkelje të sekretit profesional”. Të tre përballen me deri në 10 vjet burg dhe gjoba të rënda nëse dënohen.

Zoti Sarkozy dhe partia e tij e qendrës së djathtë Les Republicains kanë thënë prej vitesh se hetimet kundër tij janë të motivuara politikisht./voa

LEXO TE PLOTE