Connect with Us

Foto-Aksident i rëndë në ish-Bllok/ Makina përfundon në dyqanin e bulmetores

Kronika

Foto-Aksident i rëndë në ish-Bllok/ Makina përfundon në dyqanin e bulmetores

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku që një automjet ka përfunduar në një dyqan bulmetoreje.

Në fotot e shkrepura nga vendngjarja shihet se si dy automjete dhe një motor janë përplasur me njëri tjetrin në një kryqëzim.

Një prej makinave ka përfunduan në dyqanin, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Deri më tani nuk dihen të dhëna mbi gjendjen shëndetësore e drejtuesve të mjeteve. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U arratis nga burgu i Bënçes/ Kapet pas 500 metrash ndjekje i dënuari

Publikuar

-

Nga

Një i burgosur është arratisur nga burgu i Bënçes në Tepelenë. I dënuari, Eduard Kaçaj, ka arritur të kalojë të gjithë masat e sigurisë duke u arratisur nga burgu.

Por, arratisja e tij ka zgjatur shumë pak pasi është vënë re nga gardianët e burgut.

Kaçaj është kapur 500 metra larg burgut, duke mos mundur dot të arratiset përfundimisht. Ai qëndronte në paraburgim pasi ishte arrestuar nga policia pasi ishte i akuzuar për drogë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rritja e fashës orare shton “të pabindurit”/ Ndëshkohen 719 këmbësorë dhe 33 shoferë

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Me rritjen e fashës orare për lëvizje me sa duket janë shtuar dhe gjobat e ndëshkimet e policisë. Ndërkohë që numri i qytetarëve të gjobitur me nga 10 mijë lekë është dyfishuar apo tre fishuar nga ditët e kaluara.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. A., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.
Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ç., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.
Në Berat është proceduar penalisht shtetasi P. L., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 719 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në Lushnjë është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi A. M., i cili ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet PKK Kakavijë, më datë 01.04.2020 dhe duhet të ishte vetëkarantinuar, por është konstatuar jashtë ambienteve të banesës.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Mullet/ Arrest me burg për Emiljano Pelushin

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 58 kg kanabis në Vlorë/ Në kërkim poseduesi

Në Tiranë është arrestuar për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, shtetasi R. K., banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Po në Tiranë është proceduar shtetasi K. L., banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për verifikim.

Në Korçë janë proceduar penalisht shtetasit A. H. dhe A. H., banues në Korçë, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 9 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 19 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dolën të bënin pazar/ Çifti nga Durrësi përfundon tre ditë në paraburgim

Publikuar

-

Nga

Një çift nga Durrësi ka përfunduar në polici pasi kishin dalë për të kryer pazarin.

Sipas News24, bëhet fjalë për M.l Papajorgjin, 31 vjec dhe O. Ppapajorgjin, prindër të një vajze 8-vjeçare, të cilët kanë qëndruar për tre ditë në dhomat e paraburgimit të Durrësit pasi janë ndaluar nga policia e duke blerë produkte ushqimore në markatën e qytetit.

Burrë e grua, u arrestuan me akuzën e thyerjes së karantinës, pasi kishin dalë çift në markat, dhe duke mos ju përmbajtur masave mbrojtëse për virusin.
Avokati mbrojtës Ilia Ilia e konsideroi arrestimin të padrejtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE