Connect with Us

Ekonomia në “reanimacion”/ Ish ministri i Financave: Të gjithë do të goditën nga kriza

Ekonomi

Ekonomia në “reanimacion”/ Ish ministri i Financave: Të gjithë do të goditën nga kriza

Publikuar

-

Ish ministri i financave Anastas Angjeli thotë se kriza që ka mbërthyer ekonominë për shkak të Covid-19 nuk do të kursejë askënd.

I ftuar në emisionin “Përballë” , Angjeli thekson se pjesa më e goditur nga kriza do të jetë shtresa e varfër e popullsisë.

“ Kësaj krize nuk i shpëton askush. Kur them nuk i shpëton askush kam parasysh që nëse pandemisë mund ti shpëtojnë sipas statistikave të OBSH-së 30 përqind e popullisisë atëherë edhe nga pikëpamjet e tjera nuk do ti shpëtojë po 70 përqind e popullsisë. Pra të gjithë do të goditen nga kjo krizë që po ndodh edhe ekonomikisht. Pjesa më e goditur është ajo pjesë e cila mund të konsiderohet që është shtresë me të ardhura të ulta.”

Profesor Angjeli sqaroi në Përballë se qeveria ka marrë masat e duhura për t’i bërë ballë kësaj situatë të vështirë përmes dy paketave mbështetëse. Por përse shteti nuk hedh më shumë para?

LEXO EDHE:  Covid hyn në Qendrën Fëmijët me Aftësi Ndryshe në Elbasan/ Infektohet drejtoresha

“ Gjëja e parë është që duhet t’i kesh ato para, ne e dimë situatën aktuale ekonomike. Ka para, por nuk ka para të mjaftueshme. Ndërhyrjen me instrumenta duhet ta shikojmë në kohë. Ne kemi vepruar deri tani, duam s’duam, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, ndërhyrja ka qënë në kohë dhe eficente. A ka qënë e mjaftueshme? Hajde ta diskutojmë këtë punë. Por nga pikëpamja e llojit të masave që ka marr qeveria është në të njëjtën linjë me shtetet e tjera, ka zgjedhur të ndihmojë sektorët jetik. Ka pasur gjithashtu edhe sektorët më të prekur në ekonomi. Si instrumenta janë në rregull, si mundësi për të mbrojtur buxhetet e qytetarëve është në rregull. Si sasi pastaj varet nga buxhetet.” përfundoi Angjeli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Milot-Fier, të ardhurat e koncesionarit mbi 1.7 miliardë euro/ Shteti do t’i garantojë 121 milionë

Publikuar

-

Nga

Rruga Milot-Fier një afërë korruptive me fitues të paravendosur

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi pas rreth dy javësh nga shpallja zyrtare e procedurës në një aktivitet të posaçëm garën për rrugën Milot-Fier. Në objekt të kontratës do të jetë  “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kashar- Luzi i Vogël- Fier”. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe me kontratat të mëparshme të bëra publike(rasti më i fundit Aeroporti i Vlorës që ka mbetur pezull) shteti ka marrë përsipër të garantojë trafikun e munguar në këtë seksion rrugor.

Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për konceisonarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro. Konceisoni ka nje afat 35 vjecar por trafiku do te garantohet per me pak se gjysmen e viteve te operimit.  Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.

Sipas tabelës së dhënë nga MIE në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro. Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro. E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimlae prej 7 për qind të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për konceisonarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro.

LEXO EDHE:  Covid hyn në Qendrën Fëmijët me Aftësi Ndryshe në Elbasan/ Infektohet drejtoresha

LEXO EDHE:  Kërcënimet ekonomike që i vijnë Evropës, nga apatia ndaj fuqive të mëdha

“Koncesionari (fituesi i procedurës se konkurimit) mund të mbështetet nga Shteti, deri në shumën (e Garancisë) përcaktuar në ofertën e tij. Koncesionari mund ta marrë këtë “shumë mbështetëse për garancinë” përgjatë periudhës se Koncesionit dhe mbulon nga viti i pare i operimit deri ne 2040 – vjetore. “Shuma totale për garancinë”’ nuk mund të tejkalojë vlerën 121.324.770 Euro” thuhet në dokumente.

Qeveria ka parashikuar që kjo pjesë pra e garancisë së shtetit të ketë edhe shumicën e pikëve kur vjen puna tek vlerësimi i ofertës financiare me plot 40 pikë.

Sa i takon elementëve të tjerë të ofertës financiare  Garancia e nivelit fillestar (nën nivelin e te ardhurave baze shteti nga viti i pare i operimit deri ne 2040)  vlerësohet me  20 (Njëzet) pike.

“Çdo Ofertues ka të drejtë të përfshijë një “shumë mbështetëse për Garancinë” nga shteti në ofertën e tij. Ofertuesi mund të përcaktojë “nivelin fillestar” në bazë të së cilit mund të kërkojë një pjesë të “shumës mbështetëse” në lidhje me të ardhurat për çdo vit. Kjo do te shprehet si përqindje % sic parapërcaktohet ne tabelën e mëposhtme si baza shtetërore e te ardhurave. Për shembull, nëse një ofertues ofron -10% te te ardhurave të raportuara do të fitojë më shumë pike se një tjetër që ofron – 5%” thuhet në sqarimin e MIE.

Shkalla e tarifës për kilometra për automjet konsiderohet elementi i tretë i ofertës financiare dhe maksimalisht është lënë në nivelin 00.75 euro/km. “Ofertuesi me tarifën më të ulët të kategorisë 2 (dy) “Automjete te lehta, do të vlerësohet me më shumë pikë, ku 0.075 eur/km është niveli maksimal. Cdo oferte mbi nivelin maksimal (0.075 eur/km) do te s’kualifikohet” vlerëson MIE./ Monitor

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Qeveria miraton fondin e rindërtimit/ Si do ndahen 4.85 mld lekë në 5 bashki

Publikuar

-

Nga

Qeveria miraton fondin e rindërtimit/ Si do ndahen 4.85 mld lekë në 5 bashki

Këshilli i Ministrave, ka miratuar sot vendimin (lexo ketu) për të akorduar rreth 4.85 miliardë lekë nga Fondi i Rindërtimit, për banesat e ndërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit për pesë bashki në vend, atë të Durrësit, Tiranës, Kavajës, Lezhës dhe Krujës.

Bashkia e Durrësit do të marrë pjesën më të madhe të këtij financimi, 3 220 790 743 (tre miliardë e dyqind e njëzet milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekë.

LEXO EDHE:  Ndërroi jetë nga Covid-19/ Përcillet me duartrokitje për në banesën e fundit arkitekti i njohur durrsak

LEXO EDHE:  Konfirmohen 12 raste të reja me koronavirus/ MSH zbulon ku janë vatrat e reja

Bashkisë Tiranë i transferohet fondi prej 703 220 000 (shtatëqind e tre milionë e dyqind e njëzet mijë) lekësh.

Bashkisë Lezhë 249 450 000 (dyqind e dyzet e nëntë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

Bashkisë së Krujës 660 700 000 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekë.

Ndërsa Bashkia e Kavajës përfiton vlerën më të ulët prej rreth 18 milionë lekë. (tetëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Borxhi më i lartë se 80%”/ Malaj mesazh qeverisë: Amnistia nuk do e ndihmojë vendin të dalë nga kriza

Publikuar

-

Nga

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar lëvizjen më të fundit të qeverisë në lidhje me amnistinë fiskale.

Në një intervistë për abcnews, Malaj ka theksuar se në kushtet që ndodhet vendi pas pandemisë dhe tërmetit, fokusi te amnistia nuk do na e ndihmojë vendin që të dalë nga kriza.

Sipas tij tashmë kemi një shifër të lartë në lidhje me rënien ekonomike në vendin tonë që e kalon dhe atë të raportit të BERZH.

“Mbi të gjitha duhet të theksoj se reduktimi i ekonomisë informale dhe asaj kriminale janë të shëndetshme për qeverisjen dhe ekonominë e atij vendi, por rruga që ndiqet duket se nuk është  e duhura. Çdo qeveri ka një fokus, ne jemi në kulmin e pandemisë dhe në kulmin e problemeve ekonomike, ku qeveria ka deklaruar se rënia ekonomike do të jetë rreth 10 % edhe më e madhe se ajo që raportoi BERZH të kesh këto probleme dhe të merresh me amnistinë është një çështje që nuk sjell asgjë të re. Ky është një ligj që synon që të marrë disa para në buxhet, nuk ndihmon në reduktimin e ekonomisë informate dhe asaj kriminale.  Qeveria dhe kryeministri kanë humbur fokusin, merret me inaugurime infrastrukture në kohë kur duhet që të merret me fokusin në investimeve në shëndetësi, pasi mund të ndodhë që pandemia dhe të rikthehet”, ka thënë ish ministri.

LEXO EDHE:  Shtohen sërish rastet me Covid-19/ 12 raste të reja në 24 orët e fundit

LEXO EDHE:  Covid-19/ 415 viktima dhe 2,357 raste të reja brenda 24 orëve në Itali

Gjithashtu ish ministri ka theksuar se është hera e parë që tashmë qeveria nuk jep statistika reale në lidhje me nivelin ekonomik në të cilën ndodhet vendi.

Ndër të tjera ai e vë theksin edhe tek borxhi publik që thuhet se ka arritur në 80 %, por sipas tij pritet që në mungesë të të dhënave që kemi borxhi mund të jetë më i lartë.

“Është hera e parë në tranzicionin shqiptar që statistikat fiskale të vendit nuk japin statistika reale për të bërë një raport  të qartë, duke filluar me të dhënat për rritjen e borxhit publik. Borxhi për shkak të dy fatkeqësive natyrore tërmeti dhe nga pandemia borxhi do të rritej. Ndërkohë autoritetet Evropiane menjëherë me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për përballimin e pandemisë në shumë vende theksuar se borxhi në shumë vende mund të rritet në lidhje me shëndetësinë por ky borxh nuk do të quhet borxh i keq”, ka thënë Malaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE