LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti thyen karantinën në Kamëz/ Ruçi paralajmëron të tjerët: Do ju përjashtoj

14 Prill 2020, 17:38, Politikë CNA
Deputeti thyen karantinën në Kamëz/ Ruçi paralajmëron

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka paralajmëruar deputetët se do  përjashtojë nga mbledhja e komisionit çdo kënd që shkel masat ndaj Covid -19, ndërsa u ka vënë dhe rregulla edhe për veshjet në mbledhjet online.

Shqetësimi i tij, sipas Ruçit lidhjet me një deputet që ka dalë në një klub në Kamëz në një lidhje live ku jepte mendimin e tij për situatën.

?Kemi pasur një rast, nuk po e them se cili deputet ishte, që, megjithëse është marrë masa që klubet të mbyllen, lidhet online për një mbledhje të komisionit dhe jep mendimin e tij nga një klub në Kamëz. Në raste të tilla do t?ju kërkoja juve, si kryetarë komisionesh, se i keni të gjitha atributet që, në zbatim të Rregullores në situatë të zakonshme, aq më tepër në një situatë të jashtëzakonshme, ta përjashtoni nga mbledhja e komisionit cilindo nga deputetët që shkel masat dhe mos e lejoni futjen e tij në mbledhjet respektive për sa i përket kësaj çështjeje.

Në qoftë se në këtë seancë ne nuk zbatojmë në mënyrë strikte masat e vendosura deri më sot në sallën e parlamentit, seanca do të përfundojë në disko live dhe do të japim mesazhin më të keq të mundshëm. Në qoftë se mesazhi i të gjithë popullit shqiptar ka qenë i shkëlqyer dhe falë këtij mesazhi, këtij qëndrimi, këtij respektimi te këtij vullneti, këtij durimi, ne kemi këtë rezultat që kemi, atëherë salla e Kuvendit do të japë shembullin më të keq ndaj zgjedhësve të vet, prandaj këtë duhet ta kemi parasysh“,  tha Ruçi.

 

 

 

Lajmet e fundit nga