LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denaj e thotë hapur/ “Gjysma e ekonomisë ka fikur motorët”

14 Prill 2020, 20:32, Ekonomi CNA
Denaj e thotë hapur/ “Gjysma e ekonomisë ka fikur

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se gjysma e ekonomisë së vendit ka ngrirë sipasojë e pandemisë së Covid-19.

“Kemi ngritur një ekip teknik, për të parë evidencën e shifrave që vijnë nga Tatimet. Numri që vjen është se mbi 50% janë të reduktuar, pra në pamundësi për të punuar, pra ndodh që tek fasonët nuk kanë shkuar punëtorët në punë. Për industri të caktuara ka një rënie në 50%.

Por ka një difrencë mes dy javëshit të parë të prillit drejt përmirësimit në krahasim me dyjavëshin e dytë të marsit. Ka nevojë për disa muaj për të parë si do ridimensionohet biznesi, një gjë është e sigurt që produktet shqiptare dhe ato ushqimore në syrin e biznesit kanë një fokus më të madh se sa dje. Të kapim jo vetëm tregjet lokale, sot kemi fasonë që prodhojnë maska për Italinë”, u shpreh Denaj ne “Real Story”.

 

Lajmet e fundit nga