LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE dhuron 100 mln euro për rindërtimin/ Soreca: Premtimi u mbajt

14 Prill 2020, 13:57, Politikë CNA
BE dhuron 100 mln euro për rindërtimin/ Soreca: Premtimi u mbajt

Ambasadori i BE-së lajmëron se ditën e sotme Këshilli Europian i dhuroi shqipërisë 100 milion eurot e premtuara për rindërtimin e nbanesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca thotë se paratë e mbledhura për shqipërinë në Konferencën e Donatorëve u alokuan sot në buxhetin e shtetit shqiptar.

“Sot Këshilli i Europës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të ofruar mbështetje shtesë kur është e nevojshme urgjentisht. Kjo përfshin 100 milion euro të premtuara nga KE në shkurt për të mbështetur rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri. Premtimi u mbajt dhe dorëzua! BE qëndron krah Shqipërisë”, shkruan ambasadori./ CNA.al

Lajmet e fundit nga