LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha zbulon mbledhjen/ "Meta ka thirrur nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare"

14 Prill 2020, 20:15, Politikë CNA
Basha zbulon mbledhjen/ "Meta ka thirrur nesër Këshillin e

Presidenti Ilir Meta do të mbledhë ditën e nesërme Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar lidhur me situatën në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili tha se Meta e ka ftuar në mbledhje dhe i ka konfirmuar pjesëmarrjen.

“Ftesa ime ndaj kryeministrit është që gjithë vëmendjen dhe energjinë e tij ta fokusojë te puna jashtëzakonisht e rëndësishme që ka për të mbrojtur jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve dhe këtu opozita do të vazhdojë të jetë konstruktive, propozuese dhe të ofrojë pa asnjë kufizim të gjithë ekspertizën sikurse e ka ofruar deri sot.

Do të ndihmonte që propozimet që ekspertët tanë apo ne si opozitë kemi parashtruar do të shqyrtoheshin me seriozitet siç më është premtuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare para tre javësh. Presidenti sot më ka njoftuar që ka për qëllim të thërrasë nesër një tjetër mbledhje dhe i kam konfirmuar gatishmërinë time. E ka për detyrë të jetë dhe kryeministri”, nënvizoi Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga