Connect with Us

Ahmetaj e thotë hapur/ “Ekonomia shqiptare ka pësuar një goditje të rëndë”

Ekonomi

Ahmetaj e thotë hapur/ “Ekonomia shqiptare ka pësuar një goditje të rëndë”

Publikuar

-

Ministri Arben Ahmetaj, i ngarkuar për situatën ekonomike nga Covid-19, deklaroi paditen e sotme se ekonomia e shtetit tonë ka pësuar një goditje të fortë.

Ahmetaj tha se ka edhe një shkëndijë pozitive, pasi pretendon se kursi i këmbimit është stabilizuar.

“Si të gjitha ekonomitë globale dhe ajo shqiptare ka pësuar një goditje të rëndë nga pandemia e COVID-19. Të gjitha parashikimet kanë ndryshuar, nuk ka parashikime me nivel pozitiv, të gjitha janë në nivel drastik rënie nga 5% në 20%. Edhe ne parashikimet për shkak të COVID i kemi negative, ekonomia jonë ka marrë një goditje të rëndë. Të ardhurat në mars kanë rënë gati 100 mln dollar, rënia vazhdon edhe në prill që e parashikojmë mes 150 deri 170 milionë dollarë. Me 2 fjalë po kalon një periudhë të vështirë që reflektohet në të gjitha elementet e vetë. Por dua të jap një shkëndije pozitive, në gjithë këtë goditje kursi i këmbimit është stabilizuar, niveli i këmbimit euro me lekë është 127, pra furnizimi me euro vazhdon normalisht, operatorët e kanë më të sigurt planifikimin e importit çka reflekton një largim të panikut të momentit”, deklaroi ai në një lidhje me News 24./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Java nis me rënie të fortë të euros dhe dollarit/ Me sa u këmbyen sot

Publikuar

-

Nga

E marta, që shënoi ditën e parë të punës së kësaj jave, ka nisur me një rënie të euros dhe dollarit në tregun vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 125.72 lekë, duke rënë me 0.62 lekë në krahasim me fundin e javës dhe duke iu rikthyer tendencës rënëse, pas rritjes së lehtë në mesin e javës së kaluar.

Edhe dollari ka qenë në rënie, duke u këmbyer me 115 lekë, ose 0.60 lekë më pak se e premtja.

Euro dhe dollari nisën tendencën rënëse në datën 19 mars, si rrjedhojë e kufizimit të burimeve të hyrjes së valutës në vend, duke arritur deri në 131 lekë, në 30 mars, niveli më i lartë në 2 vjet.

Më pas tregu u stabilizua, pasi rritja kishte qenë artificiale e ndikuar nga problemet që shkaktoi kufizimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike me synim frenimin e pandemisë.

LEXO EDHE:  “Asnjë nga të shëruarit s’ka qenë në kujdes intensiv”/ Rakacolli: Javën që vjen shihen rezultatet e masave

LEXO EDHE:  Ministri Ahmetaj takim me zv/Kancelarin gjerman

Gjithsesi, euro vijon të mbetet gati 3 lekë më lart në krahasim me nivelin e parakrizës, kur këmbehej mesatarisht me rreth 123 lekë. Por, ditët e fundit luhatjet janë sheshuar disi dhe kjo reflektohet dhe në kursin e agjencive valutore, ku diferenca në shit-blerje ka zbritur në 1.5 lekë, nga 5 lekë që ishte kur euro arriti në 131 lekë (në ditë normale diferenca në shit-blerje është midis 0.5 dhe 1 lekë).

Aktorët e tregut thonë se sot ishte dhe dita e fundit e pagesës së TVSH-së, çka ka ndikuar në kërkesën për lekë, ndonëse niveli ditor i transaksioneve mbetet larg niveleve të parakrizës./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Paketa ekonomike e pamjaftueshme”/ Kostot e sipërmarrjes në Shqipëri, më të lartat në rajon

Publikuar

-

Nga

Luan Bregasi, presidenti i shoqatës Biznes Albania, ka komentuar paketën financiare të qeverisë, të prezantuar një ditë më parë.

Në një lidhje direkte në emisionin Top Talk, Bregasi tha se paketa e dytë ishte optimiste, por gjithësisi tha se është e pamjaftueshme.

“Paketa e dytë ishte më optimiste sesa paketa e parë. Është një paketë që i vjen në ndihmë ekonomisë dhe bizneseve të mëdha. Është gjest i mirë që qeveria mori përsipër një pjesë të barrës, por sërish ndihma është minimale”-tha Luan Bregasi.

Më tej ai theksoi se të gjitha ndërmarrjet nëse nuk punojnë një muaj janë në vështirësi.

Ai sugjeroi që nëse shteti nuk ka mundësi të japë para, atëherë duhet të shtyjë disa taksa, si për shembull atë të akcizës.

LEXO EDHE:  “Mos paguani qira”/ Ish-ministri i Ramës: Qeveria u tërhoq nga një vendim idiot

LEXO EDHE:  “Asnjë nga të shëruarit s’ka qenë në kujdes intensiv”/ Rakacolli: Javën që vjen shihen rezultatet e masave

“Nëse shteti ska mundësi të na japë lekë, atëherë disa taksa, si për shembull taksa e akcizës, të shtyhen, pas shitjes së produktit” –u shpreh ai.

Po ashtu ai tha se kostot e sipërmarrjes në Shqipëri janë më të lartat në rajon.

“Kostot e sipërmarrjes në Shqipëri janë të larta. Energjia, uji, kanë çmime të larta. Sipërmarrjet shqiptare kanë ulur konkurencën në raport me vendet e rajonit, për shkak të kostove të larta”-deklaroi Luan Bregasi.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Paketa ekonomike/ Rama sqaron ata që punonin në të zezë: Denonco pronarin të marrësh shpërblim

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët për paketën e zgjeruar për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që qytetarët do të dërgojnë.

Të shumta janë pyetjet e atyre që kanë punuar në të zezë dhe tashmë nuk gjejnë mbështetje nga qeveria.
Rama theksoi se ata duhet të denoncojnë pronarët e tyre dhe në këtë mënyrë do të marrin shpërblim.

Kryeministri Rama u tregua i qartë kur tha se nuk shtyhen pagesat e sigurimeve shoqërore.
“Ti do t’i paguash sigurimet shoqërore të të gjithë atyre që ke në punë”, iu përgjigj Rama një personi që ka biznes.

Mes të tjeras ai theksoi bonusi 40 mijë lekë do t’i jepet drejtpërdrejt në llogari personit të punësuar dhe jo biznesit.

LEXO EDHE:  “Asnjë nga të shëruarit s’ka qenë në kujdes intensiv”/ Rakacolli: Javën që vjen shihen rezultatet e masave

LEXO EDHE:  Shpresë kundër Covid-19/ Mikrobiologu flet për kurën që po testohet, rezultatet kanë qënë pozitive

“Marrëdhëniet do të jenë direkt, dhe pas aplikimit në drejtorinë e Tatimeve, do të bëhen verifikimet dhe paratë do i kalojnë gjithsecilit prej punonjësve në bankë”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE