LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vizita e Veliut në Shkodër, pas shkarkimit të Prefektit/ Thirrja dhe porositë për qytetarët

13 Prill 2020, 08:33, Sociale CNA
Vizita e Veliut në Shkodër, pas shkarkimit të Prefektit/ Thirrja

Pas shkarkimit të prefektit Çesk Millja, sot ka shkuar në Shkodër në rolin e koordinatorit për të menaxhuar situatën, zv.ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Ky i fundit shoqërohej nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Lamallari pohoi se shkuan në terren për të parë nëse ishin marrë masat e nevojshme në kuadër të situatës kundër COVID-19.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, drejtori i Policisë se Shtetit, Veliu pohoi se situata është e vështirë, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat.

?Situata është e vështirë dhe ne jemi në terren. I bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë të gjitha masat dhe rregullat e vendosura. Shtimi i rasteve në Shkodër duhet të na bëjë me të kujdesshëm të gjithëve?, tha Veliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga