LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tregtonte nënprodukte të skaduara të qumështit/ Gjobitet supermarketi në Fier

13 Prill 2020, 16:47, Kronika CNA
Tregtonte nënprodukte të skaduara të qumështit/ Gjobitet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 53 monitorime dhe kontrolle zyrtare në Fier, ku ka gjobitur edhe një biznes.

Mësohet se bëhet fjalë për një supermarket, i cili tregtonte nënprodukte të qumështit, me afat të kaluar përdorimi.

AKU ka gjobitur me 300 mijë lekë supermarketin dhe ka marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

Raportohet se në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së Covid 19, është vërejtur një sensibilizim në masë të madhe të subjekteve ushqimore, të cilat kanë respektuar të gjitha masat e marra nga qeveria, pajisjen me maska dhe doreza, përdorimin e dezinfektatëve, mosprerjen e bukës dhe largimin e prerëseve nga ambientet e punës, si dhe ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve të bëra.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit paralajmëron se do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore./ CNA.al

 

11:19 Kronika

….në dyert e SPAK

Dosja 184, do të duhej të ishte prova e parë për prokurorët ...

Lajmet e fundit nga