LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i tërheq veshin qytetarëve/ "Mos dëgjoni sirenat për të dalë jashtë, armiku mund të na bëjë gjëmën"

13 Prill 2020, 18:00, Politikë CNA
Rama i tërheq veshin qytetarëve/ "Mos dëgjoni sirenat

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje të forta pasditen e sotme duke marrë shkas nga rritja e rasteve të konfirmuara me koronavirus.

Në një videolive në rrjetet sociale, Rama tha se ka parë një tendecë për të mbushur rrugët duke menduar se e kanë fituar betejën, por këtë e cilësoi të rrezikshme.

Kreu i qeverisë tha se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi armiku mund të na bëjë gjëmën.

“Në këtë luftë të hatashme askush nuk e ka përgjigje për gjithçka, askush nuk e di me siguri se kur është fundi. Ne shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet ta harropjmë për asnjë çast gjënë më të qartë të kësaj lufte, sot halli i halleve është ky armik. Të gjitha hallet bashkë t’i mbledhësh nuk janë aq të fuqishme sa halli që kemi nëse nuk funksionon zinxhiri i komunitetit tonë.

Unë sot jam shumë në merak sepse e lexoj e dëgjoj dhe e ndjej se shumë prej jush po gabojnë. Hapi rrugët thonë disa, na liro se ti s’je zoti o i këtij o i atij më shajnë. Ne kemi hyrë në një fazë delikate ku rreziku jemi vetë ne. Ne sot jemi rrezik i vetvetes, armiku nuk na futi dot në atë vallen e fuqishme të vdekjes ndërsa sot shansin e fundit për të na bërë gjëmën armiku.

Unë e di dhe e vuaj ditë e natë pa pushim dhimbjen tuaj dhe të familjeve që kanë më shumë halle sesa tjerat”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të mbyllin veshët për të mos dëgjuar sirenat që i thonë të dalin jashtë në këtë diell joshës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga