Connect with Us

PD “ngul këmbë”/ Të shtohen testet, e vetmja rrugë që sjell normalitetin

Shëndeti

PD “ngul këmbë”/ Të shtohen testet, e vetmja rrugë që sjell normalitetin

Publikuar

-

Infektohet me Covid-19, punonjësi i OSHEE-së në Korçë

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se rruga e vetme për kthimin sa më shpejt të normalitetit është shtimi i testimeve.

Sipas Spahisë, rezultatet pozitive të pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojne dhe njëherë rëndësinë e rritjes se testimeve.

Me tej ish deputeti thekson se testimet kanë garantuar suksesin e menaxhimit të përhapjes së covid në shumë vende që sot po bëhen gati t’i hedhin hapat e parë drejt normalizimit

“Rruga e vetme per kthimin sa me shpejt ne normalitet eshte shtimi i testimeve.
Rezultatet pozitive te pacientit ndërsa merrte shërbim në spitalin e Traumës, pas aksidentit automobilistik, tregojne dhe njehere rendesine e rritjes se testimeve, pasi ne kete menyre jo vetem nuk arrijme te shkepusim dot zinxhirin e infektimit por po vihet cdo dite ne rrezik shendeti i mjekeve dhe infermiereve dhe rritja e te infektuarve neper spitale. Sot kemi disa mjek dhe infermiere nga spitali i traumes te vetekarantinuar. Uroj me zemer qe ti kene shpetuar infektimit dhe te kthehen shpejt ne krye te detyres aty ku ka dhe shume nevoje. Testimet kane garantuar suksesin e menaxhimit te perhapjes se covid ne shume vende qe sot po behen gati ti hedhin hapat e pare drejt normalizimit. Prandaj pa humbur kohe duhet shtuar numri i testimeve ne menyre qe te nis hapja dhe kthimin ne normalitet ne menyre te sigurt dhe te qendrueshme”, shkruan Spahia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH: Vaksinat, shumë efektive kundër variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Varianti Delta i koronavirusit, i cili ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave të koronavirusit.

Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka disa prova që tregojnë për efikasitet të zvogëluar të vaksinave kundër këtij varianti, i cili për herë të parë është identifikuar në Indi.

Por, në përgjithësi, shtoi ajo, “vaksinat mbeten shumë efektive”.

“Ky është një mesazh me të vërtetë i rëndësishëm që duam ta bëjmë të qartë. Edhe pse shohim një efektshmëri të zvogëluar, vaksinat mbeten të efektshme në zvogëlimin e sëmundjeve të rënda dhe të vdekjeve – përfshirë edhe ato nga varianti Delta”, tha Van Kerkhove.

Ky variant ka çuar në rritje të numrit të rasteve me koronavirus nga Portugalia në Rusi, ndërsa Britania, në fillim të këtij muaji, ka shtyrë për katër javë një fazë të rihapjes së ekonomisë, për shkak të tendosjes së variantit Delta.

Në Shtetet e Bashkuara, ku normat e vaksinimit janë relativisht të larta, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti Delta mund të bëhet lloji dominues i koronavirusit gjatë verës.

Infeksionet dhe vdekjet nga koronavirusi kanë rënë, për shkak të vaksinave, por në mesin e të pavaksinuarve ka prova në rritje që tregojnë se varianti Delta po merr hov.

Televizioni Bloomberg ka cituar një studim nga firma e gjenomikës, Helix, e cila ka analizuar mijëra mostra nga testet për koronavirus. Analiza ka zbuluar se rastet e variantit Delta duket se po rriten më shpejt në zonat me norma më të ulëta të vaksinimit.

Në Izrael – vendin me një nga normat më të larta të vaksinimit në botë – autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje për vaksinimin e adoleshentëve të moshave 12 deri në 15 vjeç, për shkak të shpërthimeve lokale të rasteve me kor Të hënën, gati 90 persona në Izrael u konfirmuan si të sëmurë me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fundi i prillit dhe shumica e rasteve janë nga shpërthimet në shkolla.

LEXO EDHE:  A e mbron dot më PD, Sali Berishën?
LEXO EDHE:  Analiza/ PD në regres, pse Shqipërisë i ka humbur e djathta

Sipas autoriteteve në Izrael, gati një e treta e rasteve të reja gjatë javës së kaluar, kanë qenë persona të vaksinuar dhe shumë nga të infektuarit e rinj janë prekur me variantin Delta.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Izrael, Hezi Levi, tha se shumica e rasteve të reja në mesin e individëve të vaksinuar janë të lehta, por u bëri thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre adoleshentë.

Javën e kaluar, drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, Rochelle Walensky, tha se derisa varianti Delta përhapet, ka shqetësime se ai mund të pësojë mutacione të tjera atje ku i shmang vaksinat ekzistuese.

Walensky tha se viruset, kur pësojnë mutacione, bëhen më të transmetueshme.

“Kjo është arsyeja pse ne po i inkurajojmë njerëzit që të vaksinohen”, tha ajo.

Çfarë dihet për variantin Delta?

Varianti Delta i koronavirusit është shfaqur për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 80 vende të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në rastin e variantit Delta, ka regjistruar transmetueshmëri më të madhe, ndërsa shkencëtarët janë duke studiuar arsyet e kësaj.

Por, sipas OBSH-së, nuk ka ende të dhëna që tregojnë se Delta është më vdekjeprurëse.

Studiuesit thonë se simptomat më të zakonshme që lidhen me variantin Delta janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda./REL

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Mbërrijnë të tjera doza Pfizer në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Mbërrijnë të tjera doza Pfizer në Shqipëri

Kanë mbërritur në aeroportin Nënë Tereza të tjera doza vaksinash Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i  cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se janë 11.70 doza që kanë ardhur, duke e çuar në mbi 1 milion sasinë totale të vaksinave anti Covid në vendin tonë.

Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani.

Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Udhëtimi drejt Greqisë/ Ambasadorja shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga ka folur për masat anti covid-19 dhe kushtet që duhen për të udhëtuar në vendin fshqinjë.

Në një intervistë për “Radari Informativ” ajo u shpreh se deri tani me lehtësimin e masave për hyrjet nga Shqipëria situata paraqitet e qetë.

Përsa i përket kushteve të cilat duhen të plotësohen për të kaluar në Greqi  Hajdaraga theksoi se janë paisja me formularin PFL, certifikatë vaksinimi dhe test negativ.

Duke filluar nga data 19 qershor Greqia ka hequr kufizimet për hyrjet nga Shqipëria. Deri tani situata në kufi paraqitet e qetë. Të gjithë shtetasit shqiptarë që duhet të udhëtojnë drejt Greqisë duhet të jenë të pajisur me formularin PLF të vlefshëm, që mund ta gjejnë më faqen travel.gov.gr.

Gjithashtu duhet të kenë vetëm një nga këto dokumente, certifikatë vaksinimi, test PCR negativ brenda 72 orësh, test Rapid negativ brenda 48 orësh ose certifikatë të diagnozës pozitive të Covid-19 nga dy deri në 9 muaj. Theksoj se këto masa janë për kufijtë tokësore. Pra Kakavija lejon deri në 1500 hyrje në ditë, Qafë Bota deri në 250 hyrje, Kapshtica deri në 400 hyrje vetëm për punonjësit sezonal”, u shpreh Hajdaraga.

LEXO EDHE:  Kriza ekonomike nga COVID-19/ Denaj: Masat në buxhetin e shtetit janë parashikuar për 3 muaj

LEXO EDHE:  Analiza/ PD në regres, pse Shqipërisë i ka humbur e djathta

Gjithashtu ajo u shpreh se pas datën 1 Korrik do të ketë masa të reja më lehtësuese për shtetasit shqiptarë.

Pas datës 1 korrik besoj do të kemi rregulla të reja më lehtësuese për shtetasit shqiptarë. Gjithashtu duke filluar nga 22 qershori do të fillojnë fluturimet direkte 2 herë në javë nga Tirana në Kretë, gjithashtu do të kemi edhe fluturime të përditshme Tiranë-Athinë”, sqaroi Hajdaraga./ CNA.al

LEXO TE PLOTE