LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon moti/ Ja kur rikthehen reshjet e shiut

13 Prill 2020, 06:14, Sociale CNA
Ndryshon moti/ Ja kur rikthehen reshjet e shiut

Ditë pranvere do të ketë vendi dhe gjatë së hënës, ndërsa ditën e martë parashikohet ndërhyrje e shkurtër e motit të paqendrueshëm.

Sipas SHMU, reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës, madje në pjesën veriperëndimore të vendit dhe në formën e shtrëngatave me rrebeshe e rrufe.

Në orët e mbrëmjes në alpe, verilindje e lindje reshje dëbore. E gjithë paqendrueshmëria do të zgjasë deri mëngjesin e së mërkurës. Më tej do të na shoqërojë moti me diell.

Gjithë kjo situatë parashikohet të pasohet dhe nga fuqizim i erës juglindje-veri, kryesisht në bregdet dhe deti i trazuar të martën e të mërkurën.

Lajmet e fundit nga