LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Kodin Penal/ Andi Përmeti thirrje kolegëve: Qeveria ka qëllime të fshehta

13 Prill 2020, 14:58, Politikë CNA
Ndryshimet në Kodin Penal/ Andi Përmeti thirrje kolegëve: Qeveria

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti i ka cilësuar shumë të rrezikshme ndryshimet në Kodin Penal për personast që shkelin rregullat e karantinimit.

Përmeti tha se këto ndryshime i japin qeverisë në dorë një armë më shumë për të trembur qytetarët. Deputeti deklaroi në një lidhje për Abc News se nuk është kundër masave, por është kundër dënimit me burg për çdo qytetar.

Ai theksoi se do të ishte dakord që të rishikohej liria për personat që janë konfirmuar nga shteti si të infektuar dhe dalin jashtë duke qenë të vetëdijshëm për rrezikun, por jo për ata që nuk e dinë se janë të infektuar.

“Jam kundër masës së marrë me burg. Së pari kjo nuk është vetëm për një person mbartës që është konfirmuar nga shteti, por është për cilindo person që e shkel karantinimin qoftë një pensionist. Zgjidhja do ishte të hiqet personi jo i infektuar dhe çdo person jo i infektuar të dënohet me gjobë dhe kjo dënimi me burg të lihet për personat zyrtarisht të infektuar”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se pas kësaj fshihet një qëllim i errët i qeverisë.

“Unë kam bërë gjithmonë thirrje që të zbatohen urdhrat e qeverisë, unë e kam shqetësimin vetëm te dënimi me burg. Unë kam pensionistë në shtëpi dhe nuk i lejoj të dalin nga shtëpia por jo çdo person ka mundësi. Unë kam parë pensionistë që qajnë me lot duam të hamë. Kemi dhjetëra pensionistë që nuk i shërben askush. Për të qenë të sinqertë rregullat janë zbatuar me përpikmëri dhe të themi të drejtën jemi një nga shtetet që po e kalojnë më lehtë. Jam dakord me masat administrative gjobë, jam dakord me masat por nuk jam dakord që të dënohet me burg një person që del jashtë.

Më bën të besoj se qëllimet janë të fshehta se qeveria nuk ka nevojë për këtë ndërhyrje. Qeveria mund ta shtyjë edhe më tepër pandeminë me tre muaj, e me tre muaj. Dua të di pse duhet të dënohet me 15 vite burg një person që është i barabartë me dënimin e vrasjes me qëllim. Si ka mundësi që në Kuvend ky ligj të vijë nga një mjeke. Unë nuk do guxoja kurrë t’i dërgoja ministrisë një mënyrë se si të bënin operacionin e zemrës”, nënvizoi ai.

Përmeti paralajmëroi se nëse ligji kalon të enjten në Kuvend presidenti Ilir Meta do ta kthejë se është antikushtetues, ndërsa i bëri thirrje kolegëve ta refuzojnë këtë ndryshim të kodit penal./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga