Connect with Us

“Do të ketë shpërthime herë pas here”/ OBSH paralajmëron: COVID 19 nuk do zhduket

Shëndeti

“Do të ketë shpërthime herë pas here”/ OBSH paralajmëron: COVID 19 nuk do zhduket

Publikuar

-

I dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Nabarro është shprehur se koronavirusi nuk do të zhduket vërtet derisa të krijohet një vaksinë.

“Ende nuk dimë se sa imunë mund të jenë edhe personat që e kanë kaluar njëherë COVID-19. Kjo do të thotë që elementët mbrojtës si maskat do të jenë pjesë e jetës sonë për një kohë të gjatë’, tha zyrtari i lartë i OBSH-së, në një intervistë për BBC.

LEXO EDHE:  Alarmon OBSH/ Varësia nga lojërat dixhitale është një çrregullim mendor

Gjithashtu ai theksoi se do të ketë shpërthime të vogla që do të dalin herë pas here.
“Çelësi për këtë virus është që çdo komunitet të veprojë si një mburojë, të mbledhë rastet sa herë që dalin në pah dhe t’i izolojë, duke frenuar përhapjen”, tha me tej ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

EMA do të shqyrtojë ilaçin molnupiravir kundër Covid-19

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, shendeti, covid

Agjencia Europiane e Barnave njoftoi se ka “filluar një rishikim të përshpejtuar të ilaçit antiviral oral molnupiravir” kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike Merck.

Nëse i jepet drita jeshile, ky do të jetë trajtimi i parë për koronavirusin që nuk ka nevojë të administrohet përmes gjilpërave ose infuzioneve intravenoze.

Në fillim të këtij muaji, Merck i kërkoi Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara që të miratojnë molnupiravirin dhe një vendim pritet të merret së shpejti.



Kompania ka raportuar më herët se pilula përgjysmon shtrimet në spital dhe vdekjet në mesin e pacientëve me simptoma të hershme të COVID-19.

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid mjeku infeksionist Pëllumb Pipero

LEXO EDHE:  Oliver Varhelyi në karantinë/ Disa ditë më parë shtrëngoi duart me të gjithë politikanët shqiptarë

Një pilulë antivirale që njerëzit mund të marrin në shtëpi për të reduktuar simptomat e tyre dhe për të përshpejtuar shërimin e tyre mund të jetë inovatore, duke lehtësuar mbingarkesën në spitale dhe duke ndihmuar në frenimin e shpërthimit të rasteve të reja në vendet e varfra dhe me sisteme të dobëta të kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu autorizimi i një pilule do të forconte një qasje të dyfishtë ndaj pandemisë: trajtim, me anë të mjekimit dhe parandalim, kryesisht nëpërmjet vaksinimeve./Euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Si ndikon mirëqënia jonë shpirtërore në shëndetin e zemrës?

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Taulant Gishto, mjek kardiolog

Lumturia përkufizohet si një gjendje shpirtërore e karakterizuar nga ndjesia e gëzimit ,kënaqësisë dhe vetëplotësimit…

Të qenurit i plotësuar në jetë nga ana sociale, profesionale dhe ekonomike është kontributi kryesor në ndjenjen e të qënurit i lumtur sipas OBSH.

Por si ndikon lumturia në sëmundjet e zemrës?

Sipas shumë studimeve serioze lumturia ul probabilitetin për sëmundje të arterieve koronare dhe atakut kardiak me 22%.

Njerëzit e lumtur flenë më mirë, konsumojnë më pak duhan, janë më pak nën efektin e stresit, alternojnë më shumë punën me pushimin dhe kanë një prirje ta menaxhojnë më mirë një situatë të vështirë psiko-emocionale…

LEXO EDHE:  Alarmon OBSH/ Varësia nga lojërat dixhitale është një çrregullim mendor

LEXO EDHE:  Oliver Varhelyi në karantinë/ Disa ditë më parë shtrëngoi duart me të gjithë politikanët shqiptarë



Rruga drejt lumturisë nuk është e thjeshtë dhe asnjë nga ne nuk mund ta kuptoj me siguri se në cilën fazë të jetës ndihemi vërtet të lumtur por ajo që duhet të bëjmë është të mbledhim bashkë copëza të ndryshme emocionesh pozitive dhe me to të rikrijojmë një tablo ku mërzitja dhe deluzioni mos të gjendet në sfondin e saj..

Bëhuni pozitiv pasi kjo thjesht ju shton jetën..Fjala e bukur popullore:”E qeshura zgjat jetën ” materializohet më së miri në shkencë.

Buzeqesh dhe bota do ta kthej mbrapsht..Dhe në mos bota, zemra me siguri duke ta shtuar jetën…

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Sezoni i gripit/ Paralajmërojnë ekspertët: Virusi që qarkullon i rëndë për të moshuarit

Publikuar

-

Nga

Sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë i rëndë për të moshuarit, tha të martën Agjencia Evropiane e Shëndetit Publik.

Lloji kryesor i raportuar i virusit të gripit që qarkullon është ai që prek në mënyrë disproporcionale të moshuarit, tha në një deklaratë Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Vaksinat shpesh janë më pak efektive kundër tij, paralajmëroi agjencia. Shumë qeveri evropiane kanë filluar fushatat për të inkurajuar popullatat vulnerabël që të marrin vaksinën kundër gripit.

“Zbulimet e hershme të nëntipit A (H3N2) janë një tregues se sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë i rëndë, megjithëse nuk mund ta dimë me siguri se si do të duket sezoni i ardhshëm i gripit,” tha Pasi Penttinen, kreu i programit të gripit në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

LEXO EDHE:  130 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet numri i viktimave në Kosovë

LEXO EDHE:  “Ik se na çave kokën”/ Pipero i përgjigjet Erion Kristos: Ndoshta ju kam lodhur çdo natë, por...



“Një rritje e madhe e infeksioneve të gripit gjatë pandemisë së vazhdueshme COVID-19 mund të ketë pasoja serioze për të moshuarit dhe ata me sistem të dobët imunitar dhe mund të vendosë një barrë shtesë për sistemet shëndetësore”, shtoi ai.

Përafërsisht 20% e popullsisë sëmuren nga gripi çdo vit, ku një të katërtën e personave të infektuar zhvillohen simptoma.

Të moshuarit dhe njerëzit që janë shtatzënë ose që kanë probleme kronike shëndetësore janë në rrezik më të madh për të përjetuar komplikime të rënda nga gripi.

Agjencia thotë se mijëra njerëz vdesin nga komplikimet e gripit çdo vit në Bashkimin Evropian./euronews

LEXO TE PLOTE