LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Covid-19 jo prodhim laboratorik”/ Kërkuesi shkencor tregon atë që nuk thuhet zyrtarisht

13 Prill 2020, 07:04, Lifestyle CNA
“Covid-19 jo prodhim laboratorik”/ Kërkuesi shkencor

Klev Diamanti, kërkues shkencor për imunologjinë dhe gjenetikën në universitetin e Upsales në Suedi ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi që ai jeton në kohë pandemie, duke thënë se aktivitetet në këtë shtet vijojne punën.

Gjatë një interviste me Enkel Demin për Abc e Mëngjesit, Diamanti në fjalën e tij ka deklaruar se koronavirusi nuk është një virus që është prodhuar në laborator. Ai ka theksuar se laboratorët nuk krijojnë viruse të reja por punojnë mbi të vjetrit për të analizuar me detaje atë që mund të shërbejë për gjetjen e një kure.

?Sa i takon teorive se Covid-19, është një prodhim laboratorik, ai tha se ?Kjo është një teori konspirative  dhe mund të themi se Bill Gates në një fjalim tha një një gjë të tillë. Por që ka dhe një publikim shkencor që e hedh poshtë një gjë të tillë dhe nuk mund të diskutojmë mboi gjëra që janë jo ekzistence.

Unë nuk jam as virolog dhe as biolog molekular di që eksperimentohet por me viruse të vjetra jo me viruse të reja. Me viruset ekzistuese laboratorët eksperimentojnë për të parë medikamentet e para eksperimentale, në Suedi nuk prodhojnë viruse të reja. Ka laboratore në botë që nuk prodhojnë viruse si bioarmë por viruse të reja që i shndërrojnë për të parë se si një virus në kohët e ardhshme mund të bëhet i rrezikshëm në të ardhmen për njerzimin.?-tha Diamanti.

 ?Ka përpjekje konkrete ne jemi të lidhur me laboratorin më të madh në Suedi dhe jemi të informuar se në këtë moment nuk bëjmë dot eksperimente pasi të gjithë resurset e laboratorit janë dedikuar kërkimit për koronavirusin. Ne personalisht na kanë ngrirë projektet tona.?-u shpreh ai.

Ndër të tjera kërkuesi shkencor ka theksuar se shifrat e të prekurve  në të gjithë botën janë shumë herë më të larta se ato që janë deklaruar deri më tani.

Më tej, ai theksoi se nuk është se duhet të jemi kaq në ankth është krijuar një panik i padomosdoshëm, numrat janë të frikshëm, figurat planet nga Bergamo me makinat ushtarake duke transportuar viktimat janë të frikshme por ne që punojmë me të dhëna të tilla dhe ne jemi mësuar që ti ndajmë dhimbjen nga numrat jemi mësuar që ti shikojmë me pak gjaftohtësi.

?Nuk është fare e saktë për % që kemi dëgjuar deri më tani duhet të kemi parasysh se bëhet me numrin total të vdekjeve dhe numrin total të të infektuarve kur e bën këtë pjestim ka një gabim pasi mund të jenë shumë vende që mund ti kenë raportuar thjesht si pneumoni apo grip por jo ndonjë gabim i madh. Gabimi më i madh për mua është te rastet e prekurve që besoj se është shumë më shumë i madh pasi futen dhe rastet që nuk kanë simptoma dhe duhet të përmbledhim njerëz që nuk i raportojnë normalisht numrat. Numrat e vendeve të linjës nuk kanë struktura për ta raportuar një gjë të tillë.

Është herët për të diskutuar me shifrat por numri është shumë shumë më i madh se kjo shifer që ne kemi por nëse do të flasim për një numer është afër gripit sezonal, por numri i vdekshmërisë është më i lartë.?-tha Diamanti.

Lajmet e fundit nga