LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Presidenti Meta urim të veçantë për Kardinalin Ernest Simoni

12 Prill 2020, 14:32, Politikë CNA
Video/ Presidenti Meta urim të veçantë për Kardinalin

Presidenti Ilir Meta, në Ditën e Shenjtë të Pashkëve ka përcjellë një urim të veçantë për Kardinalin Ernest Simoni Troshaninin.

Ndërsa ka shpërndarë dhe disa nga porositë e mençura që jep sot në Festën e Pashkës Kardinali, Meta shprehet se në këto ditë të vështira mesazhi më i mirë është ndarja e të mirave me ata që kanë nevojë.

?Një urim të veçantë në Ditën e Shenjtë të Pashkëve për Kardinalin tonë të dashur Ernest Simoni Troshanin, simbolin e rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare.

Me bekimin e Zotit të ketë jetë të gjatë, me plot shëndet e mbarësi!

Në këto ditë të vështira të pandemisë botërore, kur besimtarët katolikë po kremtojnë Pashkët me ?dyer të mbyllura?, Kardinal Ernest Simoni Troshani me të drejtë na kujton vitet e tij të vuajtjeve dhe torturave çnjerëzore, ku edhe pse i izoluar në qelitë e burgjeve, gjente forcën, kurajon dhe shpresën tek besimi dhe dashuria për jetën dhe njerëzit!

?MOS KINI FRIKË! Lutuni dhe sigurohuni që dashuria e Zotit të përcillet për të gjithë. Thyejeni bukën dhe ndajeni atë dhe të mirat tuaja me të varfërit, sepse po i jep Jezusi. Ju kur ndihmoni të pastrehët dhe të sëmurët, keni bërë punën e Zotit. Sot pasuria më e madhe është ndarja. Besimi përbëhet nga vepra dhe mrekulli, jo vetëm nga fjalë. Zoti nuk është vetëm në kisha. Zoti është kudo, Zoti është edhe brenda qelizave tona?, ? janë porositë e mençura që jep sot në Festën e Pashkës Kardinali ynë i dashur.

Faleminderit me mirënjohje për këto mesazhe kaq shpresëdhënëse që na jep të gjithëve Ernest Simoni Troshani!?

 

Një urim të veçantë në Ditën e Shenjtë të Pashkëve për Kardinalin tonë të dashur Ernest Simoni Troshanin

Një urim të veçantë në Ditën e Shenjtë të Pashkëve për Kardinalin tonë të dashur Ernest Simoni Troshanin, simbolin e rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare. Me bekimin e Zotit të ketë jetë të gjatë, me plot shëndet e mbarësi! Në këto ditë të vështira të pandemisë botërore, kur besimtarët katolikë po kremtojnë Pashkët me "dyer të mbyllura", Kardinal Ernest Simoni Troshani me të drejtë na kujton vitet e tij të vuajtjeve dhe torturave çnjerëzore, ku edhe pse i izoluar në qelitë e burgjeve, gjente forcën, kurajon dhe shpresën tek besimi dhe dashuria për jetën dhe njerëzit!"MOS KINI FRIKË! Lutuni dhe sigurohuni që dashuria e Zotit të përcillet për të gjithë. Thyejeni bukën dhe ndajeni atë dhe të mirat tuaja me të varfërit, sepse po i jep Jezusi. Ju kur ndihmoni të pastrehët dhe të sëmurët, keni bërë punën e Zotit. Sot pasuria më e madhe është ndarja. Besimi përbëhet nga vepra dhe mrekulli, jo vetëm nga fjalë. Zoti nuk është vetëm në kisha. Zoti është kudo, Zoti është edhe brenda qelizave tona", – janë porositë e mençura që jep sot në Festën e Pashkës Kardinali ynë i dashur.Faleminderit me mirënjohje për këto mesazhe kaq shpresëdhënëse që na jep të gjithëve Ernest Simoni Troshani! ???

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 12. April 2020

Lajmet e fundit nga