Connect with Us

Tërheqja e Ramës nga gjyqi me “Bild”/ Berisha: Pranoi de facto akuzat dhe fajësinë

Politikë

Tërheqja e Ramës nga gjyqi me “Bild”/ Berisha: Pranoi de facto akuzat dhe fajësinë

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për lajmin se kryeministri Edi Rama është tërhequr nga padia ndaj gazetës gjermane “Bild” dhe gazetarit Peter Tiede për përgjimet e vjedhjes së votave.

Berisha thotë se tërheqja e Ramës është de facto pranim i akuzave, fajësisë para drejtësisë gjermane nga kreu i qeverisë.

“Ky kapitullim i Edvin Kristaq Mafisë dhe narkoshtetit të tij të mafies së drogës para shtetit ligjor dhe drejtësisë gjermane, detyrimi për tërheqjen e padisë, lëpirjes së asaj që kishte pështyrë përbën një fitore jo vetëm të gazetarit trim e kurajoz gjerman Peter Tiede por edhe të ligjit mbi krimin, të vërtetës mbi mashtrimin. Ky detyrim fakton se pushteti i Edvin Mafisë dhe bandës së tij është i paligjshëm dhe qëndron mbi krimin, drogën dhe blerjen e votës, shkaqe madhore këto për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Anëtarja e Komisionit të Vettingut "terror" në prokurori

Detyrimi i Edi Ramës për të tërhequr padinë fshehtas për të shpëtuar fytyrën e tij të nxirë e mafioze nga turpi dhe ndëshkimi në sallat e gjykatave gjermane, të cilat udhëhiqen nga e drejta dhe ligji janë një kushtrim i ri për opozitën të ngrihet fuqishëm për rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve”, shkruan Berisha në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mall për Vlorën”/ Rama bëhet nostalgjik në karantinë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku zbulon se çfarë po i mungon më së shumë në këto dite karantine.

Në video shihet perëndimi i diellit, i cili bashkohet me detin dhe formon një horizont të hapur.

“Mall për Vlorën” shkruan kreu i qeverisë duke u bërë nostalgjik nga karantina për pamje që nuk mundet t’i shijojë.

MALL PËR VL❤️RËN

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 12. April 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Boçi publikon mesazhin/ “Drejtoria e Arsimit urdhëron mësuesit dhe nxënësit të ndjekin Besa Shahinin”

Publikuar

-

Nga

boci zbulon arsyet

Pasditen e sotme ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini ishte e ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, ku foli për mësimdhënien online dhe ecurinë e deritanishme.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka publikuar një bisedë ku urdhërohen mësuesit dhe nxënësit që të ndjekin ministren.

Sipas tij, këtë mesazh e ka dërguar Drejtoria Arsimore. Demokrati thotë se megjithëse është e dielë, mësuesit përsëri urdhërohen, komandohen dhe poshtërohen.

Edhe pse kanë kaluar ditë stresuese e shteruese, edhe pse i pret një javë tjetër e lodhshme, i duhet që në pikun e drekës, në ditë pushimi, të punojnë sërish online. Këtë herë jo për të dhënë mësim, por për të marrë mësim. Mësim nga Besa, sipas parimit të Besës ndaj mësuesve: “Hajde baba të tregoj arat”. Në mënyrë absurde ministria urdhëron me sms nëpërmjet DA, të gjithë mësuesit të ndjekin në TV Besën. Madje t’ia çojnë dhe nxënësve. A thua Besa është ministrja e mësuesve dhe e nxënësve dhe jo thjeshtë ministrja e arsimit!? Dhe çfarë na shkoqiti Besa?

LEXO EDHE:  “Shpërthen” deputeti demokrat/ “Për hir të karriges, gati të përdor dhe familjen”

LEXO EDHE:  “Shpërthen” deputeti demokrat/ “Për hir të karriges, gati të përdor dhe familjen”

Asgjë të re! I bëri një rezyme asaj që ka thënë në video-selfiet e veta rresht, të cilat mësuesit i shohin e i bejnë like me urdhër dhe na nxorri nga xhepi tre skenarë për maturën, të cilët më shumë se i sqaruan maturantët, i bënë akoma më lëmsh. Nuk e di pse Besa më ngjan gjithmjë e më shumë me këto sazexhijtë që po nxjerrin nëpër lagje bashkitë e Ramës, për të bërë zhurmë e me mbajt njerëzit me gajret. Flet po nuk prodhon asnjë ide, përpos që shet kilometra propagandë”, shkruan Boçi në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iku si frikacak i kapur në flagrancë”/ Rama tërhiqet nga gjyqi me “Bild”

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se kryeministri Edi Rama është tërhequr nga padia ndaj gazetës gjermane “Bild” dhe gazetarit Peter Tiede.

Përmes ironisë Manjani shprehet se Rama iku si frikacak i kapur në flagrancë nga mashat e veta, pasi ia theu turinjtë gazeta me provat zyrtare të shtetit të vet që iu vunë përpara, mu tek “drejtësia e vërtetë”.

“Asnjë gjyq nuk ka fituar jashtë Shqipërie Kryeplaku i Surrelit! As gjyqet e shtetit e as të vetat.

Edhe nga gjyqi që do bënte me BILD qënka tërhequr me bisht ndër shalë.

Pra atje, tek “Drejtësia e vërtetë” sic tha dhe vetë me pompozitet, u nis të heqë vetllat po la sytë. Ja preu rradakja se ka në dorë edhe gjykatat gjermane…

Lider global tjetri! Kryetar i OSBE që u mbyll gojën mediave të vendit të vet dhe kujton se ka në dorë edhe mediat e huaja.

Pu pu pu pu pu sa rëndë!

Me thënë të drejtën po e prisja jo pa kuriozitet një gjykim në Gjermani, mbi një çështje të super provuar nga BILD.

Por u tërhoq!
Iku si frikacak i kapur në flagrancë nga mashat e veta.

E mbani mend me çfarë pompoziteti na njoftoi se “…firmosa autorizimin për avokatin. Do ta hedh në gjyq BILD,në Gjermani. Te drejtësia e vërtetë..”. Kështu tha. (Meqë ra fjala sa mund ti ketë vajtur fatura e shërbimeve të avokatisë?!)

LEXO EDHE:  Rama mirënjohje për Von Der Leyen dhe liderat e BE/ Mbajtja e premtimit më mbush me energji

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Anëtarja e Komisionit të Vettingut "terror" në prokurori

Ja fundi i pompozitetit! Ia theu turinjtë muri me provat zyrtare të shtetit të vet që iu vunë përpara, mu tek “drejtësia e vërtetë”.

E kujt ja bënë pa? Kryetarit më të madh të OSBE-së, ndër të tjera.

Qesharak pa fund!

Ndërkohë, media Gjermane jo vetëm që nuk mbylli gojën, por vijon ta denoncojë rregullisht Kryeplakun si sundimtar në Shqipëri.

Megjithatë insistoj që Prokuroria jonë këtu duhet ta çojë deri në fund atë çështje dhe krahas pyetjes se kush vodhi votat, duhet të sqarojë se KUSH JA DHA MEDIAS GJERMANE DISQET ME PROVA ZYRTARE?!

Krahas shkatërruesve të zgjedhjeve duhet të mbajnë përgjegjësi edhe shkatërruesit e hetimit, që nxorrën provat në publik. Druaj se lufta e rreptë brenda llojit nuk njeh kufinj… Por, hetimi duhet ta sqarojë këtë gjë.

Pa asnjë dyshim kjo përgjegjësi nuk i kërkohet medias,në asnjë rrethanë.”

LEXO TE PLOTE