Connect with Us

Nipi i Dritan Hoxhollit zbulon lidhjet/ “Bledar Toçi nipi i ish-deputetit socialist, u lirua me urdhër të Ramës”

Denoncim

Nipi i Dritan Hoxhollit zbulon lidhjet/ “Bledar Toçi nipi i ish-deputetit socialist, u lirua me urdhër të Ramës”

Publikuar

-

Një denoncim ka ardhur në inboksin e ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me lirimin e Bledar Toçit, i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Hoxhollit në shtëpinë e Marsida Qatjas.

Një qytetar që prezantohet si nipi i viktimës, pretendon se Toçi është liruar me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe xhaxhait të tij ish-deputet.

Duke marrë shkas nga ky denoncim, Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt të drejtësisë, që e quan kriminal.

“I nderuar zoti Berisha, tentova t’ju kontaktoja me anë të telefonit nuk arrita, po ju shkruaj këtu. Unë jam nipi i Dritan Hoxhollit, i vrarë në pabesi nga shoku i tij ish-polici i burgut të Durrësit që furnizonte me drogë të burgosurit. Nuk dua të ndalem shumë në historinë që të gjithë tashmë dimë. Ajo për të cilën ju shkruaj është një ngjarje absurde: lirimi nga burgu i Bledar Toçit. Në një periudhë historike si kjo ku njerëzit po futen në burg sepse pijnë kafe apo dalin pa leje qeveria, Policia e Shtetit të Edi Ramës po liron kriminelë, një ndër të cilët është Bledar Toçi. Sot është liruar nga burgu një vrasës, vrasësit dhe vrasjet nuk mund të jenë kurrsesi të serisë A apo B”, shkruan qytetari dixhital, i cili ngre pyetjen se si ka mundësi që u lirua ish-zyrtari i policisë 6 muaj pas vrasjes, ndërsa zbulon lidhjen e këtij të fundit me ish-deputetin socialist Fatmir Toçi.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Akademia, lehtësia e papërballueshme e Ramës

“Qeveria po mbron nipërit e saj. Sot u lirua nga burgu nipi i Fatmir Toçit, ish-deputet i Partisë Socialiste. Partia sot liron nipërit e saj ndërkohë që burgos qytetarët e vendit tim nëse nuk kanë një leje kalimi, nëse nuk arrijnë të paguajnë dritat, nëse nuk kanë lekë për të paguar taksat që do shëndoshin qeveritarët në pushtet. A mund të ndihen të sigurtë qytetarët e vendit tim kur vetëm pas 6 muajsh lirohet nga burgu një vrasës??? A mund t’i besojmë shtetit e ligjit që liron vrasësit dhe burgos të “drejtët”? A mund të thuhet në këtë rast, a i mbron shteti qytetarët e saj nga kriminelët? Nëse sot vret në Shqipëri maksimumi që mund të bësh është 6 muaj burg, aq sa bëri Bledar Toçi. Ja vlen të vrasësh në një vend si Shqipëria”, nënvizon ai më tej./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin/ Fiksi vë institucionin në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Hedh në gjyq ujësjellësin për 70 mijë lekë, shpenzon 300 mijë për gjyqin. Fiksi vë institucionin në lëvizje

Për 70 mijë lekë të vjetra mbifaturim, hedh në gjyq Ujësjellës Kanalizime, Vlorë. Shpenzon mbi 30 mijë lekë të reja për avokat e proces gjyqësor. Fiton gjyqin, por ende nuk ka marrë shpenzimet gjyqësore siç e përcakton vendimi. Fiksi vë në lëvizje institucionin i cili thotë se do ta zgjidhë sa më shpejt, pasi të bëjë verfikimet përkatëse.

Nuri Aliaj nga Bolena e Vlores, ankohet në Fiks Fare për një vendim të gjykatës së formës së prerë, te fituar ndaj UK Vlorë, përbifaturim. Sipas tij, mbifaturimi nuk ish hequr nga sistemi edhe pse vendimi ish i 2016, dhe shpenzimet gjyqesore nuk i ishin kthyer. Në shenjë proteste ai nuk kish paguar faturën mujore të ujit nga mesi i vitit 2018 e deri më sot. Për shkak të sorollatjes dhe mos marrjes së një përgjigje konkrete ai tha se u detyrua të ankohej ne Fiks Fare. “Më vjen turp që për një gjë kaq të vogël duhet të hapja gjyq, e akoma më shumë turp që duhët të thërras Fiksin për ta zgjidhur, -shtoi ai.

Fiksi vuri mënjëherë  në lëvizje institucionin e UK, Vlorë, juristi i së cilit tha që edhe pse është e mbartur si dosje, ata do ta verifikojnë, e nëse nuk është bërë do të bëhet shlyerja e detyrimit të shpënzimëve gjyqësore sa më shpejt. Për sa i takon vendimit të gjykatës, ai është zbatuar dhe muajt janë zeruar në sistem por zotëria duhet të nis të paguajë ujin nga 2011 e këtej. Ndaj vazhdon të dalë akoma me detyrime./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Pazare mes ish-gruas së Ramës dhe KLGJ”/ Zbulohet skema mafioze?

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes Institutit East-West dhe KLGJ, për menaxhimin e dosjeve gjyqësore, stoku i të cilave, sipas tij, për shkak të dështimit të reformes ne drejtesi ka arritur në mbi 100 000.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Instituti Esat-West që iu besua menaxhimi i 100 mijë dosjeve stok te gjykatave të vendit në Shqiperi drejtohet nga ish bashkëshortja e e kryeministrit Edi Rama, Delina Fico, e cila aktualisht është bashkëshortja e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

Sipas Berishës, ky fakt ngre dyshime të forta për korrupsion dhe pazare mes drejtueses së KLGJ dhe Delina Ficos.

A po ndajne para Delina Fico me Llagamin e KLGJ?

Te dashur miq, disa dite me pare mediat njoftuan se midis Institutit East-West dhe KLGJ u arrit marreveshja per menaxhimin e dosjeve gjyqesore stoku i te cilave per shkak te deshtimit te reformes ne drejtesi ka arritur ne mbi 100 000.

Ne kete kontekst shtoj se shpreh mirenjohjen me te thelle per çdo dollar te takpaguesve amerikan qe vjen si ndihme per Shqiperine dhe qytetaret shqiptar.

Por pasi mesova nga burime serioze nga SHBA se Instituti Esat-Ëest qe iu besua menaxhimi i 100 mije dosjeve stok te gjykatave te vendit ne Shqiperi drejtohet nga ish bashkeshortja e Edvin Rames dhe aktualisht bashkeshortja e ministrit te brendshem Çuçi, e konsideroj kete marreveshje midis Llagamit dhe Ficos fort te dyshimte per korruptive dhe te papranueshme.

Une nuk mendoj se gruaja e ministrit te Brendshem eshte personi qe duhet ti besohet menaxhimi i dosjeve gjyqesore. Kete Llagami, e emeruar aty ne aplikim te standarteve te dyfishta e di shume mire. Por natyrisht asaj i intereson se me Zj Çuçi-Fico duket i ka me te lehta pazaret.”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  “Puthej e pllaquritje me zëdhënësin e Millosheviç”/ PD i përgjigjet Ramës

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Vjedhje të parave publike nga kryebashkiaku

Më tej, ai thekson se duke emëruar në organet drejtuese familjarë dhe të afërm të ministrave të PS, “drejtësia shqiptare rilind e tëra si drejtësi e familjeve mafioze të narkoqeveritareve të sotëm.

Duke i dorezuar menaxhimin e dosjeve gjyqesore bashkshortes se ministrit Çuçi, Delina Ficos pas emerimit ne krye te organeve drejtuese te vellezerve, motrave, kuneterve te ministrave te PS si Pamela Ballukut ne KPK, vellait te ish ministres Gjermeni, Artur Metanit ne krye te ILD, kuntatit te Ish ministres Kodheli, Genti Ibrahimit ne krye te KLP, ish ministrit Panda ne Gjykaten e Larte dhe zyrtareve te tjere, drejtesia shqiptare rilind e tera si drejtesi e familjeve mafioze te narkoqeveritareve te sotem.”-përfundon postimin e tij Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë!/ Marrëdhënien me vjehrrën e burrin ta bën ‘grurë’!

Publikuar

-

Nga

Fallxhorja e Levanit të bën deputet me një nuskë! Marrëdhënien me vjehrrën e burri ta bën ‘grurë’!

Në Fiks Farë mbërriti një denoncim për një fallxhore në Levan të Fierit e cila me anë të nuskave të kënduara të zgjidhte punë. Madje për ta bërë e dhe më të besueshme fuqinë e saj shkrinte plumbçe për të hequr të këqijat e të lidhte fatin.

Gazetarja e Fiksit u drejtua drejt Levanit të Fierit për të shkuar tek fallxhorja Vefi. Ajo hiqet sikur kandidon për deputete dhe kërkon të dijë nëse do të fitojë apo jo. Gjithashtu i shprehet Vefit se ka dhe probleme me burrin dhe vjehrrën.

Ajo i thotë Gazetares së Fiksit vetëm duke e parë që ka shumë sy dhe që përfolët shumë sidomos nga 3-4 persona. Më pas fallxhorja zotohet se i rregullon të gjitha si punën e deputetit ashtu edhe marrëdhëniet me burrin e vjehrrën. Vefi shkrin plumbçe që gazetarja të bëhet deputete dhe thotë ” Mos e përfol këtë deri sa të behët”, më pas me plumbçen e shkrirë ajo i pohon gazetares se do t’i japi edhe një nuskë të kënduar. Por këtë të fundit e bën vetëm vajza e saj dhe ndaj e telefonon dhe i thotë ta bëj gati.

Përsa i përket marrëdhënies vjehrre e burrë, fallxhorja e përgatit vetë nuskën dhe i thotë gazetares që ta vendosi burrit poshtë dyshekut. I jep edhe sheqer që vjehrra ta hajë e shkeli. Po ashtu që burrit t’i ecin punët ajo i jep sheqer të kënduar edhe për të shkrin plumbçe. Me të bërë gjërat ashtu siç ajo kërkon çdo gjë do rregullohet dhe gazetarja ta gëzojë vendin e deputetets në parlament.

Fallxhorja – Për vete do punohesh?
Fiksi – Për vete për burrin.
Fallxhorja –Ke marrë sheqer?
Fiksi – Jo nuk më tregoi të them të drejtën. Unë kam kandiduar për deputete
Fallxhorja – A të ectë mbarë!
Fiksi – Për Qarkun e Beratit. Jam në vendin e shtatë dhe dua që të fitoj
Fallxhorja – Ishalla, ishalla, ishalla don Zoti! Ule kokën e bllokuar del.
Fiksi – E bllokuar dal?
Fallxhorja – Me kë parti je?
Fiksi – Unë jam me një parti të vogël?
Fallxhorja – Do me shkruash.
Fiksi – Urdhro?
Fallxhorja – Do më shkruash të punojmë hërë pas here?
Fiksi – Po. Po kam edhe me burrin, kam sepse nuk e kam në terezi merret me punë të pista dua që ta nxjerr nga…?
Fallxhorja – Ajo situatë?
Fiksi – Nga ajo situatë ?
Fallxhorja –Ke foto të ti?
Fiksi – Në telefon se kështu jo?
Fallxhorja – Epo në telefon në telefon, ma jep ta shikoj. Edhe sy ka shumë.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Akademia, lehtësia e papërballueshme e Ramës

Fallxhorja flet në telefon me vajzën e vet se sipas saj dhe vajza shikonte dhe shkruante për të bërë mirë

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Akademia, lehtësia e papërballueshme e Ramës

Fallxhorja – Punon më ata të sajët të vetët ( vajza)
Fiksi – Aa ka ata të vetët ?
Fallxhorja – Po.Nuk dua ta ngarkojë shumë se dhe e vogël është .
Fiksi – Çfarë moshe ka?
Fallxhorja – 27( vjeçe)
Fiksi – 27 . Për kë e hodhe?
Fallxhorja – Për punën tënde dhe burrin. Ai mban gjë me vete të ja japësh burrit?
Fiksi – Të ja jap ta mbajë me vete?
Fallxhorja – Lërja poshtë dyshekut.
Fallxhorja – Ishalla ta zëri. T’i bëjmë një letër S… ne dhe lerja nën jastëk.
Fallxhorja –Këtë do e mbash për vete për punën tënde dhe do më shkruash.
Fiksi – Po
Fallxhorja –Tani këte e ke për të gjitha gjërat edhe punimet këtu do i mbash me vete. Ky sheqeri do marësh dhe një çikë ujë. Ti sheqerin do e mbash, këtë e ke për ata, do të bëj një çikë që ta kesh vetëm për vetën tënde.
Fiksi – Ishalla!
Fallxhorja – Këtë e ke një çikë për vjerrën dhe për burrin, hidhju nja dy kokrra ta shkelin.
Fiksi – Ta shkeli vjehrra
Fallxhorja – Do hashë 2-3 ditë dhe tjetrën do ta hashë ditët e fundit pak nga pak?
Fiksi – Ok.

Fallxhorja – Janë dy që duan të dinë çdo gjë, mos u shpreh shumë, se të bllokojnë. Po kështu të merren mend ty?
Fiksi – Po shpesh. Ma trego pak se jam kurjoze ta di atë të plumbçes ,si e shkrinë ka problem?
Fallxhorja –Jo. Ja bëhet kështu. Shiko plumbi ështe për të gjitha gjërat për të hequr sikletin, sy
Fiksi – Po
Fallxhorja- Është për t’u djegur , rralle punoj me plumbçe sa të rri një orë me një njeri dhe të ashtu kështu që s’e bën njeri punën që bëj unë asnjeherë, shumë rrall po qe më shumë nga 2 herë 3 herë më shum jo
Fiksi – Po po
Fallxhorja – Të gjejmë rrugëzgjidhje ishalla me këtë./tch

LEXO TE PLOTE