LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi i merr jetën trafikantit të madh të drogës në Serbi

12 Prill 2020, 21:33, Kosova & Bota CNA
Koronavirusi i merr jetën trafikantit të madh të drogës

Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme 67-vjeçarit Dragoslav Kosmajac.

Kosmajac, i njohur ndryshe si tregtari më i madh i drogës në Serbi u shtrua në Klinikën Dragisa Misovic në fund të marsit dhe u vendos në respirator për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Media vendase “Danas.rs” raporton se sot ai humbi betejën me koronavirusin e ri dhe humbi jetën.

Dragoslav Kosmajac u bë i njohur për qytetarët në vitin 2014 kur u arrestua nga një operacion i policisë.

Në atë kohë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç e cilësoi si “tregtarin më të madh të drogës” në Serbi. Në mungesë të provave, në vitin 2018 përfundimisht u la i lirë, ndërsa u kompensua me dy e gjysmë milion dinarë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga