Connect with Us

“Kemi bilanc pozitiv”/ Shahini flet për mësimdhënien online

Sociale

“Kemi bilanc pozitiv”/ Shahini flet për mësimdhënien online

Publikuar

-

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka falenderuar mësuesit, prindërit dhe nxënësit për përkushtimin e dhënë gjatë kësaj kohe kur mësimi po zhvillohet online në të gjithë vendin.

Për efektivitetin e mësimdhënies online, Shahini tha se minimalisht është arritur qëllimi, pasi theksoi se nxënësit nuk janë shkëputur nga mësimet.

“Sa efektive është kjo, unë mendoj që minimalisht ajo që është arritur, është që të kemi një konsistencë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, pra nxënësit nuk e kanë bërë shkëputjen. Studimet na tregojnë që për shembull pushimet e verës e bëjnë një regres tek nxënësit për sa i përket njohurive që kanë nxënësit gjatë gjithë vitit sepse shkëputja dhe mosushtrimi i vazhdueshëm i këtij muskuli që quhet truri e ka këtë efekt. Minimalisht çfarë kemi arritur është që mos e bëjmë këtë shkëputje, maksimalisht ajo çfarë unë po shpresoj është që kemi arritur të mësojmë edhe disa koncepte të reja dhe ajo çfarë po na thonë të gjithë, duke përfshirë edhe prindërit, edhe nxënësit, por edhe mësuesit është që të gjithë kanë fituar kompetencë dixhitale shumë më të thelluar sesa kanë patur deri tani. Kështu që nëse ky është me të vërtetë bilanci përfundimtar atëherë kemi një bilanc pozitiv sa i përket gjithë përpjekjes që kemi bërë që të bëjmë mësim edhe në kushte të jashtëzakonshme”, nënvizoi ajo në emisionin “E diela Shqiptare”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“The Lion is back!”/ Berisha i uron shërim të shpejtë Boris Johnson

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas daljes nga spitali të kryeministrit britanik Boris Johnson.

Berisha i ka uruar shërim të shpejtë Johnson, teka e quan atë “luan”.

“The Lion is back!
Miq, le ti urojmë një shërim të shpjetë dhe të plotë këtij burri të shquar të kombit të vet, kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson. E mundi sëmundjen!”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  “Nuk i treguam se do na mbyllnin derën”/ Moderatorja italiane mesazh prindërve të mjekëve shqiptarë

LEXO EDHE:  “Stop” shkon në Peshkopi/ Kryetari i Bashkisë “zhduket”

Sot, kryeministri britanik ka dalë nga spitali,  një javë pasi u shtrua me simptoma të rënda të koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

E diela me temperatura të larta/ Qytetarët në Sarandë thyejnë karantinën dhe lahen në det

Publikuar

-

Nga

Qytetarët e Sarandës kanë thyer karantinën dhe i janë drejtuar plazhit duke përfituar nga temperaturat e larta këtë të dielë.

Disa qytetarë kanë “harruar” koronavirusin dhe kanë zgjedur të lahen në det.
Edhe pse qyteti i Sarandës nuk ka regjistruar asnjë të prekur, kjo nuk është justifikim për të mos respektuar rregullat e kërkuara.

Thyerja e rregullave tregon se ka ende njerëz të cilët janë indiferentë ndaj masave të marra nga qeveria për ndalimin e përhapjes së koronavirusit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pashka festohet mbyllur në shtëpi/ Kishat dhe katedralet e boshatisura

Publikuar

-

Nga

Besimtarët e Krishterë festuan sot Pashkët katolike si asnjëherë më parë. Katedralja e Shën Palit në Tiranë, ishte e boshatisur nga besimtarët e shumtë që ndodhen të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Në sallë ishin pak besimtarë të shpërndarë mjaft të larguar nga njëri tjetri. Ceremonitë i drejtoi Imzot George Frendo, i cili tha se këtë Pashkë po i drejtohej besimtarëve përmes internetit dhe televizionit.

Ai u dha kurajo besimtarëve në përballimin e Koronavirusit, sepse Shqipëria ka përjetuar situata shumë më të vështira se sa sot.

“Sot nuk flitet përveç se për virusin vdekjeprurës dhe vdekjet. Mesazhi i Pashkëve nuk mund të na transformojë në profetë të mjerimit. Sot Jezusi tërheq vëmendjen tonë drejt gjërave të bukura që na rrethojnë dhe drejt një të ardhmeje më të mirë. Ngjallja e Krishtit na frymëzon atë shpresë për të cilën ne, si individë dhe si popull, kemi aq shumë nevojë sot. Shpresa lind kurajë. Mos të shkurajohemi kur dëgjojmë për numrin e madh të të prekurve nga virusi. Shqipëria ka përjetuar situata shumë të vështira, më të vështira sesa situata e tanishme” – tha Imzot Frendo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE