Connect with Us

“Iku si frikacak i kapur në flagrancë”/ Rama tërhiqet nga gjyqi me “Bild”

Politikë

“Iku si frikacak i kapur në flagrancë”/ Rama tërhiqet nga gjyqi me “Bild”

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se kryeministri Edi Rama është tërhequr nga padia ndaj gazetës gjermane “Bild” dhe gazetarit Peter Tiede.

Përmes ironisë Manjani shprehet se Rama iku si frikacak i kapur në flagrancë nga mashat e veta, pasi ia theu turinjtë gazeta me provat zyrtare të shtetit të vet që iu vunë përpara, mu tek “drejtësia e vërtetë”.

“Asnjë gjyq nuk ka fituar jashtë Shqipërie Kryeplaku i Surrelit! As gjyqet e shtetit e as të vetat.

Edhe nga gjyqi që do bënte me BILD qënka tërhequr me bisht ndër shalë.

Pra atje, tek “Drejtësia e vërtetë” sic tha dhe vetë me pompozitet, u nis të heqë vetllat po la sytë. Ja preu rradakja se ka në dorë edhe gjykatat gjermane…

Lider global tjetri! Kryetar i OSBE që u mbyll gojën mediave të vendit të vet dhe kujton se ka në dorë edhe mediat e huaja.

Pu pu pu pu pu sa rëndë!

Me thënë të drejtën po e prisja jo pa kuriozitet një gjykim në Gjermani, mbi një çështje të super provuar nga BILD.

Por u tërhoq!
Iku si frikacak i kapur në flagrancë nga mashat e veta.

E mbani mend me çfarë pompoziteti na njoftoi se “…firmosa autorizimin për avokatin. Do ta hedh në gjyq BILD,në Gjermani. Te drejtësia e vërtetë..”. Kështu tha. (Meqë ra fjala sa mund ti ketë vajtur fatura e shërbimeve të avokatisë?!)

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Qytetarët të nxjerrin deputetët nga Kuvendi

Ja fundi i pompozitetit! Ia theu turinjtë muri me provat zyrtare të shtetit të vet që iu vunë përpara, mu tek “drejtësia e vërtetë”.

E kujt ja bënë pa? Kryetarit më të madh të OSBE-së, ndër të tjera.

Qesharak pa fund!

Ndërkohë, media Gjermane jo vetëm që nuk mbylli gojën, por vijon ta denoncojë rregullisht Kryeplakun si sundimtar në Shqipëri.

Megjithatë insistoj që Prokuroria jonë këtu duhet ta çojë deri në fund atë çështje dhe krahas pyetjes se kush vodhi votat, duhet të sqarojë se KUSH JA DHA MEDIAS GJERMANE DISQET ME PROVA ZYRTARE?!

Krahas shkatërruesve të zgjedhjeve duhet të mbajnë përgjegjësi edhe shkatërruesit e hetimit, që nxorrën provat në publik. Druaj se lufta e rreptë brenda llojit nuk njeh kufinj… Por, hetimi duhet ta sqarojë këtë gjë.

Pa asnjë dyshim kjo përgjegjësi nuk i kërkohet medias,në asnjë rrethanë.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Altin Goxhaj e thotë troç/ “Plani jonë është të rrëzojmë Ramën dhe Bashën, marrin veprime të paligjshme”

Publikuar

-

Nga

altin goxhaj flet pet politiken

Avokati Altin Goxhaj e ka thënë hapur se plani i tij është të rrëzojë kryeministrin Edi Rama, pasi pretendon se veprimet e tij janë të paligjshme.

Goxhaj theksoi se për të rrëzuar Ramën duhet rrëzuar edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, për të cilin thotë se është aleat me kreun e qeverisë.

“Nuk ka kuptim të rrëzosh Ramën kur nuk rrëzon dhe Lulzim Bashën. Plani ynë është të rrëzojmë Ramën”, u shpreh ai në studion e Fax News.

Më tej avokati kundërshtoi fashat orare dhe paralajmërimin për burgim nga 5 deri në 15 vite për këdo që shkel karantinimin dhe shkakton vdekjen e një persona nga koronavirusi.

“Kemi deklaruar se të gjitha fashat orare janë të paligjshme. E kam thënë dhe më parë që çdo gjobë është e paligjshme dhe të premten u botua në fletoren zyrtare. Çdo gjobë çdo sekuestrim, çdo dëmtim, që i ka bërë çdo biznesi është e paligjshme dhe çdo qytetari i lind e drejta që të hedh në gjyq qeverinë. Jemi përballë një shtetit të paligjshëm që nuk mund të jetë më shtet, por një bandë. Rama ka vendosur që të paraqesë në Kuvend për t’i futur në burg dhe për të hequr patentat, realisht në asnjë vend tjetër në botë nuk është vepruar kështu, me 15 vite burg është një absurditet. Kanë bërë nene vetëm se ti del nga shtëpia për të blerë bukë. Neni ai është. Këtë punë kush e përcakton. Në këtë sistem që ne kemi, ky thjeshtë po ndërton një burg të madh brenda burgut.

LEXO EDHE:  Berisha ironizon deklaratën e Ramës: Mallkim plakash

LEXO EDHE:  Berisha ironizon deklaratën e Ramës: Mallkim plakash

E para kanë bërë tre veprime të paligjshme, i pari është për të çuar me një procedurë të përshpjetuar një ligj që do të 3/5 e votave. Kushtetuta e ndalon që një ligj për masat të jashtëzakonshme të merret në gjendje të jashtëzakonhsme. Do të punosh me ato ligje që ke pasi në një situatë të tillë mund të marrë vendime abusive. Gramoz Ruçi në kundërshtim me ligjin ku ndryshimet miratohen me 3/5 ka futur me urdhër personal që të lejohen të futen këto ligje në parlament”, tha Goxhaj, ndërsa theksoi se po planifikon që të ngrejë një padi për masat e karantinimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Presidenti Meta urim të veçantë për Kardinalin Ernest Simoni

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, në Ditën e Shenjtë të Pashkëve ka përcjellë një urim të veçantë për Kardinalin Ernest Simoni Troshaninin.

Ndërsa ka shpërndarë dhe disa nga porositë e mençura që jep sot në Festën e Pashkës Kardinali, Meta shprehet se në këto ditë të vështira mesazhi më i mirë është ndarja e të mirave me ata që kanë nevojë.

Një urim të veçantë në Ditën e Shenjtë të Pashkëve për Kardinalin tonë të dashur Ernest Simoni Troshanin, simbolin e rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare.

Me bekimin e Zotit të ketë jetë të gjatë, me plot shëndet e mbarësi!

Në këto ditë të vështira të pandemisë botërore, kur besimtarët katolikë po kremtojnë Pashkët me “dyer të mbyllura”, Kardinal Ernest Simoni Troshani me të drejtë na kujton vitet e tij të vuajtjeve dhe torturave çnjerëzore, ku edhe pse i izoluar në qelitë e burgjeve, gjente forcën, kurajon dhe shpresën tek besimi dhe dashuria për jetën dhe njerëzit!

“MOS KINI FRIKË! Lutuni dhe sigurohuni që dashuria e Zotit të përcillet për të gjithë. Thyejeni bukën dhe ndajeni atë dhe të mirat tuaja me të varfërit, sepse po i jep Jezusi. Ju kur ndihmoni të pastrehët dhe të sëmurët, keni bërë punën e Zotit. Sot pasuria më e madhe është ndarja. Besimi përbëhet nga vepra dhe mrekulli, jo vetëm nga fjalë. Zoti nuk është vetëm në kisha. Zoti është kudo, Zoti është edhe brenda qelizave tona”, – janë porositë e mençura që jep sot në Festën e Pashkës Kardinali ynë i dashur.

Faleminderit me mirënjohje për këto mesazhe kaq shpresëdhënëse që na jep të gjithëve Ernest Simoni Troshani!”

LEXO EDHE:  PD: Tenderat e Ramës për Sadriun fiton oferta më e lartë, diferenca 98 milionë lekë

LEXO EDHE:  Berisha ironizon Ramën/ Pa ju tharë “Jo” e Parisit, vjen me këpucë të kuqe nga Sofje

 

Një urim të veçantë në Ditën e Shenjtë të Pashkëve për Kardinalin tonë të dashur Ernest Simoni Troshanin

Një urim të veçantë në Ditën e Shenjtë të Pashkëve për Kardinalin tonë të dashur Ernest Simoni Troshanin, simbolin e rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare. Me bekimin e Zotit të ketë jetë të gjatë, me plot shëndet e mbarësi! Në këto ditë të vështira të pandemisë botërore, kur besimtarët katolikë po kremtojnë Pashkët me "dyer të mbyllura", Kardinal Ernest Simoni Troshani me të drejtë na kujton vitet e tij të vuajtjeve dhe torturave çnjerëzore, ku edhe pse i izoluar në qelitë e burgjeve, gjente forcën, kurajon dhe shpresën tek besimi dhe dashuria për jetën dhe njerëzit!"MOS KINI FRIKË! Lutuni dhe sigurohuni që dashuria e Zotit të përcillet për të gjithë. Thyejeni bukën dhe ndajeni atë dhe të mirat tuaja me të varfërit, sepse po i jep Jezusi. Ju kur ndihmoni të pastrehët dhe të sëmurët, keni bërë punën e Zotit. Sot pasuria më e madhe është ndarja. Besimi përbëhet nga vepra dhe mrekulli, jo vetëm nga fjalë. Zoti nuk është vetëm në kisha. Zoti është kudo, Zoti është edhe brenda qelizave tona", – janë porositë e mençura që jep sot në Festën e Pashkës Kardinali ynë i dashur.Faleminderit me mirënjohje për këto mesazhe kaq shpresëdhënëse që na jep të gjithëve Ernest Simoni Troshani! 🙏🇦🇱

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 12. April 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Java nis me diell/ Mësoni luhatjet e motit gjatë javës

Publikuar

-

Nga

Java do të nisë me temperature pranverore, ndërsa ditën e martë parashikohet ndërhyrje e shkurtër e motit të paqendrueshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës, madje në pjesën veriperëndimore të vendit dhe në formën e shtrëngatave me rrebeshe e rrufe. Në orët e mbrëmjes në alpe, verilindje e lindje reshje dëbore. E gjithë paqendrueshmëria do të zgjasë deri mëngjesin e së mërkurës. Më tej do të na shoqërojë moti me diell.

LEXO EDHE:  Investimet në Shkodër/ Rama thumbon Voltana Ademin

LEXO EDHE:  Berisha ironizon deklaratën e Ramës: Mallkim plakash

Gjithë kjo situatë parashikohet të pasohet dhe nga fuqizim i erës juglindje-veri, kryesisht në bregdet dhe deti i trazuar të martën e të mërkurën.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.

 

LEXO TE PLOTE