LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I shërbyen të aksidentuarit me koronavirus/ Karantinohen 10 mjekë dhe infermierë të Traumës

12 Prill 2020, 18:49, Lifestyle CNA
I shërbyen të aksidentuarit me koronavirus/ Karantinohen 10 mjekë

5 mjekë dhe 5 infermierë  të personelit mjekësor të Spitalit të Traumës janë karantinuar pasi kanë i kanë shërbyer tre ditë më parë një të aksidentuari që më pas rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ndërkohë i riu i aksidentuar që doli pozitiv me koronavirusin është dërguar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku mësohet se është në gjendje të stabilizuar.

Tamponi i është marrë edhe shokut të tij dhe tre mjekëve në spitalin e Durrësit, por fatmirësisht kanë rezultuar negativ.

Mjekët kanë qenë të veshur por sipas protokollit janë karantinuar, ndërsa tamponi sipas rregullit pritet t’u bëhet pas 5 ditësh./CNA.al

Lajmet e fundit nga