Connect with Us

E diela me temperatura të larta/ Qytetarët në Sarandë thyejnë karantinën dhe lahen në det

Sociale

E diela me temperatura të larta/ Qytetarët në Sarandë thyejnë karantinën dhe lahen në det

Publikuar

-

Qytetarët e Sarandës kanë thyer karantinën dhe i janë drejtuar plazhit duke përfituar nga temperaturat e larta këtë të dielë.

Disa qytetarë kanë “harruar” koronavirusin dhe kanë zgjedur të lahen në det.
Edhe pse qyteti i Sarandës nuk ka regjistruar asnjë të prekur, kjo nuk është justifikim për të mos respektuar rregullat e kërkuara.

Thyerja e rregullave tregon se ka ende njerëz të cilët janë indiferentë ndaj masave të marra nga qeveria për ndalimin e përhapjes së koronavirusit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pashka festohet mbyllur në shtëpi/ Kishat dhe katedralet e boshatisura

Publikuar

-

Nga

Besimtarët e Krishterë festuan sot Pashkët katolike si asnjëherë më parë. Katedralja e Shën Palit në Tiranë, ishte e boshatisur nga besimtarët e shumtë që ndodhen të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Në sallë ishin pak besimtarë të shpërndarë mjaft të larguar nga njëri tjetri. Ceremonitë i drejtoi Imzot George Frendo, i cili tha se këtë Pashkë po i drejtohej besimtarëve përmes internetit dhe televizionit.

Ai u dha kurajo besimtarëve në përballimin e Koronavirusit, sepse Shqipëria ka përjetuar situata shumë më të vështira se sa sot.

“Sot nuk flitet përveç se për virusin vdekjeprurës dhe vdekjet. Mesazhi i Pashkëve nuk mund të na transformojë në profetë të mjerimit. Sot Jezusi tërheq vëmendjen tonë drejt gjërave të bukura që na rrethojnë dhe drejt një të ardhmeje më të mirë. Ngjallja e Krishtit na frymëzon atë shpresë për të cilën ne, si individë dhe si popull, kemi aq shumë nevojë sot. Shpresa lind kurajë. Mos të shkurajohemi kur dëgjojmë për numrin e madh të të prekurve nga virusi. Shqipëria ka përjetuar situata shumë të vështira, më të vështira sesa situata e tanishme” – tha Imzot Frendo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Thyen orarin e karantinimit duke luajtur futboll/ Pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor

Publikuar

-

Nga

Dhjetë persona në Vlorë janë ndëshkuar me masë administrative pasi thyen orarine karantinimit duke luajtur futboll në një fushë futbolli në pyllin e Sodës.

Këta persona do të karantinohen për 14 ditë, dhe do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Të pabindur ndaj masave kufizuese/ Ndëshkohen 41 shoferë dhe 262 këmbësorë

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 41 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, konkretisht: E. Q. dhe R. B., të dy banues në Tiranë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse të drejtimit; A. G., banues në Tiranë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa autorizim lëvizjeje, si dhe i ka paraqitur punonjësve të Policisë mjetin e identifikimit të një shtetasi tjetër.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 262 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

LEXO EDHE:  I sjellin vëllain me urgjencë tek Infektivi/ Qytetarja pret prej orësh në ankth

LEXO EDHE:  Gjendet e pajetë në banesë një grua/ Çfarë dyshohet

Është dënuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi O. A., banues në Lushnjë, pasi ka ardhur nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit, duke dalë jashtë ambienteve të banesës.

Në Durrës janë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasit O. P. dhe M. P., banues në Durrës, pasi kur punonjësit e Policisë u kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes, të cilin ata nuk e kishin, dhe më pas mjetin identifikues për plotësimin e masës administrative, këta shtetas nuk kanë pranuar dhe i kanë fyer dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 6 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 5 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Në Kukës është proceduar penalisht shtetasi D. K., banues në Bajram Curri, pasi në këtë qytet u konstatua i hapur lokali i tij, i cili ishte i papajisur me NIPT.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE