Connect with Us

Boçi publikon mesazhin/ “Drejtoria e Arsimit urdhëron mësuesit dhe nxënësit të ndjekin Besa Shahinin”

Politikë

Boçi publikon mesazhin/ “Drejtoria e Arsimit urdhëron mësuesit dhe nxënësit të ndjekin Besa Shahinin”

Publikuar

-

boci zbulon arsyet

Pasditen e sotme ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini ishte e ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, ku foli për mësimdhënien online dhe ecurinë e deritanishme.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka publikuar një bisedë ku urdhërohen mësuesit dhe nxënësit që të ndjekin ministren.

Sipas tij, këtë mesazh e ka dërguar Drejtoria Arsimore. Demokrati thotë se megjithëse është e dielë, mësuesit përsëri urdhërohen, komandohen dhe poshtërohen.

Edhe pse kanë kaluar ditë stresuese e shteruese, edhe pse i pret një javë tjetër e lodhshme, i duhet që në pikun e drekës, në ditë pushimi, të punojnë sërish online. Këtë herë jo për të dhënë mësim, por për të marrë mësim. Mësim nga Besa, sipas parimit të Besës ndaj mësuesve: “Hajde baba të tregoj arat”. Në mënyrë absurde ministria urdhëron me sms nëpërmjet DA, të gjithë mësuesit të ndjekin në TV Besën. Madje t’ia çojnë dhe nxënësve. A thua Besa është ministrja e mësuesve dhe e nxënësve dhe jo thjeshtë ministrja e arsimit!? Dhe çfarë na shkoqiti Besa?

LEXO EDHE:  Kryeprokurori, një kryepërrallë për drejtësinë

Asgjë të re! I bëri një rezyme asaj që ka thënë në video-selfiet e veta rresht, të cilat mësuesit i shohin e i bejnë like me urdhër dhe na nxorri nga xhepi tre skenarë për maturën, të cilët më shumë se i sqaruan maturantët, i bënë akoma më lëmsh. Nuk e di pse Besa më ngjan gjithmjë e më shumë me këto sazexhijtë që po nxjerrin nëpër lagje bashkitë e Ramës, për të bërë zhurmë e me mbajt njerëzit me gajret. Flet po nuk prodhon asnjë ide, përpos që shet kilometra propagandë”, shkruan Boçi në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve/ Ndalohet zhvillimi i seancës plenare

Publikuar

-

Nga

Seanca plenare/ Sot miratohet buxheti i vitit 2021, fokusi tek menaxhimi i pandemisë

Seanca parlamentare e planifikuar për ditën e nesërme është anuluar si pasojë e masave të reja të publikuara nga Komiteti i ekspertëve pasditen e djeshme.

Puna në Komisionet Parlamentare do të vijojë online.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lista e Lulzim Bashës në qarqe/ Ja kur shpallen emrat e drejtuesve

Publikuar

-

Nga

Lista e Lulzim Bashës në qarqe/ Ja kur shpallen emrat e drejtuesve

Mesa duket Lulzim Basha ka vendosur që listën e kandidatëve për deputet ta spostojë përtej dhjetorit.

Burime zyrtare për CNA.al raportuan se në janar do të ishte data e shpalljes së listave dhe drejtuesve në qaqre, kjo për faktin se Basha pret me justifikimin e tij përgjigjen e Venecias pas ankesës së bërë nga presidenti i Republikës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ky është justifikimi që Lulzim Basha tashmë jep brenda stafit të tij për shpalljen e listës të drejtuesve të qarqeve të PD.

CNA.al ka mësuar gjithashtu se Luli po i shkartis listat, i përmbys, i krijon i ndërton dhe çmonton vazhdimisht dhe emra të ndryshëm dhe me problematika që i lindën pas votimeve që bëri në shumë degë. Megjithëse ishte një procedurë e manipuluar, një votim skandaloz, një mashtrim publik me falsifikim rezultatesh nga Shkodra në Vlorë, në Korçë apo Tiranë, Lulzim Basha po përpiqet që të lexojë nëpërmjet votës apo të vërtetës që qendron në këto manipulime. Ai tashmë ka vendosur të mos ketë në krye të listës në Korçë, Dritan Shanon, një emër që pritej të ishte drejtues i këtij qarku pasi u refuzua masivisht nga votat.

Emra të tjerë, megjithëse janë votuar kudër, kanë marrë detyra dhe kanë filluar të punojnë, siç është rasti i Bujar Leskajt në Vlorë i cili edhe pse nuk është shpallur tashmë ka filluar të punojë fort në këtë qark. Nga ana tjetër, disa emra të tjerë po përpiqen që të marrin detyrat e tyre për të shkuar dhe për të punuar në qarqet përkatëse, por Basha ende nuk e ka shpallur zyrtarisht.

Disa prej tyre janë çuar dhe udhëzohen që të shkojnë të mbledhin struktura apo të vazhojnë të pretendojnë që do të jenë drejtues të këtyre qarqve. Shumë emra janë përfolur si Flamur Noka në Elbasan apo Edmond Spaho i cili pretendon të shkojnë në Durrës, Edi Paloka ndoshta në Shkodër apo Durrës, vetë ish kryeministri Berisha i cili sërish pritet të jetë surprizë ndoshta në Shkodër apo Durrës, dhe shumë emra të tjerë të cilët janë duke pritur shpalljen e listës nga Lulzim Basha pas vendimit të Komisionit të Venecias.

LEXO EDHE:  Kryeprokurori, një kryepërrallë për drejtësinë

LEXO EDHE:  Meta i rrëzoi propozimin/ Zbardhet mesazhi i Ramës dërguar deputetëve

Pra, për të shpallur listën zyrtare të drejtuesve të PD në qarqe, 12 emrat kryesues të listës do të duhet të presim shpalljen e mendimit të Komisionit të Venecias pas kërkesave dhe pyetjeve që ka dërguar presidenti Ilir Meta. Ky është çelsi apo afati i fundit që Basha jep për shpalljen e tyre megjithëse më parë deklaronte se shpallja do të bëhej në janar.

Tashmë është afruar disa ditë duke u pretenduar se do të jetë fundi i dhjetorit. Gjithësesi Luli shtyn ditët, gënjen sa më shumë deputetë nga ata aktualë dhe drejtues aktualë, thjesht dhe vetëm për të fituar kohën për t’i dhënë një konfigurim final një liste e cila pritet pas asnjë diskutim që të ketë debate dhe përplasje të forta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama i besoi testimin ish kunatës”/ Berisha tregon çfarë ndodh me përgjigjet e tamponëve

Publikuar

-

Nga

Çfarë e pengon Bashën për të ndjekur shembullin tuaj?/ Berisha flet pa dorashka

Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për menaxhimin e situatës ndaj Covid.

Sipas Berishës, pandemia u shfrytëzua pasi maskat u blenë me çmim dy herë më të lartë dhe tenderat i organizonte ministjra e Shëndetësisë.

Ish kryeministri u shpreh se Rama ka nën kontroll cdo test dhe zgjedh ai se kujt do i deklarohet e kujt jo.

“Edi Rama si manjak kontrollon çdo test, kujt do i deklarohet e kujt jo. Janë më dhjetëra raste që nuk marrin përgjigje pa kaluar 10 dite. Për 6 muaj me radhë u përqëndrua testimi vetëm në duart e ish kunatës, motrës së Delina Ficos, e cila nuk është epidemiologe, por i është besuar drejtimi i Institutit të Shëndetit Publik”, u shpreh Berisha në një intervistë për Abc News./CNA.al

LEXO TE PLOTE