LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bilanci i shifrave në Greqi/ 2.114 të infektuar nga koronavirusi dhe 98 viktima

12 Prill 2020, 16:32, Kosova & Bota CNA
Bilanci i shifrave në Greqi/ 2.114 të infektuar nga koronavirusi dhe

33 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar ditën e sotme në Greqi.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë Sotiris Tsiodras, bëri me dije se në total numri i të infektuarve ka shkuar në 2.114.

Media e shtetit fqinj Kathimerini raporton se 56.9% e të infektuarve janë burra, nga të cilët 542 (25.6 kanë bërë udhëtime jashtë shtetit, ndërsa 819 (38.7%) kanë pasur kontakte me të prekur.

Ndërkohë në total numri i viktimave ka shkuar në 98, konkretisht 26 gra dhe 72 burra. Mosha mesatare e viktimave është mbi 70 vjeç, ndërsa 88.8% vuanin nga një sëmundje kronike.

Aktualisht 76 pacientë janë në trajtim intensiv./ CNA.al

Lajmet e fundit nga