LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha uron Pashkët/ Lutje të veçantë për ata që po përballen me sëmundjen

12 Prill 2020, 07:39, Sociale CNA
Basha uron Pashkët/ Lutje të veçantë për ata që

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar besimtarët që sot festojnë Pashkët, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Basha ka shprehur një urim dhe lutje të veçantë për ata që po përballen me sëmundjen, për personelin shëndetësor, për punonjësit e policisë, të forcave të armatosura, për klerikët dhe shërbëtorët e Zotit, për prindërit dhe vogëlushët në familjet në nevojë, për të moshuarit, për të sëmurët e më të pamundurit.

?Të dashur motra dhe vëllezër që kremtoni këtë ditë të shenjtë të Pashkës dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra, për shumë vjet Pashkët!
Një urim dhe lutje të veçantë kam sot për ata që po përballen me sëmundjen, për personelin shëndetësor, për punonjësit e policisë, të forcave të armatosura, për klerikët dhe shërbëtorët e Zotit, për prindërit dhe vogëlushët në familjet në nevojë, për të moshuarit, për të sëmurët e më të pamundurit.
Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë?, shkruan Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga