LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asnjë lëvizje!/ Shqipëria në izolim total, nga nesër hynë në fuqi rregullat e reja

12 Prill 2020, 06:17, Sociale CNA
Asnjë lëvizje!/ Shqipëria në izolim total, nga nesër

Asnjë lëvizje, sot gjithçka është mbyllur në të gjithë vendin.

Kjo do të jetë fundjava e fundit ku nuk do të ketë asnjë lëvizje dhe asgjë hapur, teksa të gjithë qytetarët do të qëndrojnë 40 orë brenda.

Të gjthë janë izoluar që prej ditës së djeshme në orën 13:00 për të vijuar sot dhe deri të hënën në mëngjes në 05:00.

Ndërkohë, kujtojmë që nga nesëe (e hënë) fasha orare do të zgjatet deri në17:30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Po ashtu farmacitë, marketet dhe bankat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije, po ashtu se në javën e ardhshme, gjithmonë nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura./CNA.al

Lajmet e fundit nga