LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ankesat e nxënësve për ngarkesën/ Shahini i del në mbrojtje mësuesve: Kanë dhënë leksionet

12 Prill 2020, 14:49, Sociale CNA
Ankesat e nxënësve për ngarkesën/ Shahini i del në

Ministrja e Arsimit Besa, ka folur pasditen e sotme për ankesat e nxënësve se mësuesit i kanë ngarkuar shumë gjatë kësaj kohe që po zhvillohet mësimi online.

Shahini tregoi se lidhur me këtë i janë dhënë udhëzime mësuesve që të merren parasysh masat e nxënësve.

“Ne ju kemi dhënë instruksione mësuesve që të marrin parasysh kushtet në të cilat po punojnë dhe mos ngarkojnë nxënësit në të njëjtën mënyrë sikur po të ishim në shkollë”, u shpreh ajo në emisionin “E diela Shqiptare”.

Moderatori Ardit Gjebrea e kundërshtoi duke thënë se jo të gjithë mësuesit e kanë respektuar këtë gjë, ndërsa ministrja i doli në mbrojtje.

“Mësuesit kanë qenë të zellshëm dhe kanë kërkuar nga nxënësit, sidomos mësuesit që kanë bërë dhe leksionet, se nëse ke bërë një leksion dhe ke xhiruar veten, ti pret që nxënësi të ndjekë hapin. Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestë nuk është fare problem, është problem për nxënësit që kanë mësues të ndryshëm dhe nëse ke disa mësues të ndryshëm dhe secili është më i zellshëm se tjetri, atëherë nxënësi nganjëherë është i mbingarkuar. Po është ajo që thatë dhe ju, që për herë të parë prindërit janë në të njëjtin ambient bashkë me fëmijët dhe po i shohin sa punë bëhet”, nënvizoi Shahini./ CNA.al

Lajmet e fundit nga