Connect with Us

Si do të jenë faturat e reja të bizneseve nga 1 shtatori/ Do ndryshojë mënyra e faturimit dhe teknologjia

Ekonomi

Si do të jenë faturat e reja të bizneseve nga 1 shtatori/ Do ndryshojë mënyra e faturimit dhe teknologjia

Publikuar

-

Ministria e Financave ka publikuar udhëzimin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i cili do të përcaktojë rregullat dhe procedurat për lëshimin e faturës dhe zbatimin e procedurës së fiskalizimit, bazuar në sistemin e ri që pritet të hyjë në fuqi nga 1 shtatori për bizneset e mëdha dhe nga 1 janari i vitit të ardhshëm për bizneset e vogla. Ky sistem do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si bizneset do lëshojnë faturat, po ashtu dhe teknologjinë, që do të përdorin. Bizneset do të duhet të kenë lidhje të përhershme në internet, si dhe zgjidhje të certifikuar software-ike, e cila realizon nënshkrimin elektronik duke përdorur një certifikatë elektronike, komunikimin në kohë reale me sistemin e informacionit të administrates tatimore qendrore me anë të krijimit dhe shkëmbimit të një mesazhi XML bazuar në përmbajtjen e të dhënave të shitjeve.

Dispozitat e këtij udhëzimi zbatohen nga të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë fatura në përputhje me Ligjin dhe legjislacionin në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe përcaktojnë detyrimet për lëshimin e faturës, zbatimin e procedurës së fiskalizimit në kohë, si dhe detyrime të tjera.

Ky udhëzim zbatohet nga organet publike, të cilët janë të detyruar të pranojnë faturat elektronike, në përputhje me nenin 25 të Ligjit, dhe nëse ato gjithashtu kryejnë veprimtari ekonomike, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar për të cilat konsiderohen se janë persona të tatueshëm, zbatohen edhe detyrimet nga pika 1 e këtij neni.

Ky udhëzim zbatohet gjithashtu nga bankat, institucionet financiare jobanka dhe subjektet e tjera që ofrojnë shërbime pagese të faturave elektronike, sipas detyrimit të njoftimit të pagesave sipas nenit 37 të Ligjit, dhe kur kryejnë furnizime të tatueshme sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar për të cilin konsiderohet se janë persona të tatueshëm.

Tatimpaguesit që duhet të lëshojnë faturë
1.Tatimpaguesit që lëshojnë fatura janë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët janë tatimpagues të tatimit mbi fitimin, tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe/ose tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), përfshirë personat e tatueshëm, që i nënshtrohen regjimit (skemës) të bizneseve të vogla sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i realizuar në vitin paraardhës ose në atë aktual.

Për shembull, bankat ose institucionet e tjera financiare jobanka konsiderohen gjithashtu si tatimpagues që lëshojnë fatura nëse i nënshtrohen tatimit mbi fitimin dhe nëse kryejnë veprimtari të tjera që nuk janë të përjashtuara nga detyrimi për lëshimin faturës, sipas legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar. 2.Organizatat jofitimprurëse, njësitë e zbatimit të projektit, organet publike qendrore dhe vendore, organizatat politike dhe organet e tjera të ngjashme duhet të lëshojnë faturë, nëse kryejnë veprimtari ekonomike.

3.Në mënyrë që të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procesin e fiskalizimit, tatimpaguesit që lëshojnë fatura sipas nenit 4 të Ligjit, përpara fillimit të lëshimit të faturës, duhet:

a) të sigurojnë kushte për përdorimin e zgjidhjes software-ike, sipas nenit 21 të këtij udhëzimi dhe të marrin certifikatën elektronike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI); b) të japin informacione për të gjitha vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit në të cilat ushtrojnë veprimtari biznesi, sipas nenit 17 të këtij udhëzimi;

c) të japin informacione për operatorët që lëshojnë fatura, sipas nenit 18 të këtij udhëzimi;
ç) të japin informacione për mirëmbajtësin e zgjidhjes software-ike, sipas nenit 19 të këtij udhëzimi;

d) të regjistrojnë pajisjet elektronike të faturimit për lëshimin e faturave për pagesa me para në dorë, sipas nenit 17 të këtij udhëzimi.

4.Tatimpaguesi që lëshon faturë, përveç detyrimit që vjen nga pika 3 e këtij neni, me qëllim të zbatimit të procedurës së fiskalizimit, para fillimit të lëshimit të faturës, duhet të sigurojë gjithashtu:

a) lidhje të përhershme në internet;

b) zgjidhje të certifikuar software-ike, e cila realizon nënshkrimin elektronik duke përdorur një certifikatë elektronike, komunikimin në kohë reale me sistemin e informacionit të administratës tatimore qendrore me anë të krijimit dhe shkëmbimit të një mesazhi në format XML, si dhe printimin e faturës përfshirë kodin QR.

5.Tatimpaguesi që lëshon faturë, përveç detyrimit që vjen nga pika 3 e këtij neni, me qëllim të zbatimit të procedurës së fiskalizimit për regjistrimin e shitjeve përmes pajisjeve të vetëshërbimit (automatët), siguron:

a) lidhje të përhershme në internet;

b) zgjidhje të certifikuar software-ike, e cila realizon nënshkrimin elektronik duke përdorur një certifikatë elektronike, komunikimin në kohë reale me sistemin e informacionit të administrates tatimore qendrore me anë të krijimit dhe shkëmbimit të një mesazhi XML bazuar në përmbajtjen e të dhënave të shitjeve.

LEXO EDHE:  Ministri Klosi apel biznesit/ Të përfshihet në aksionin “Java e Tokës”

Tatimpaguesit që përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar faturë
1.Sipas nenit 5 të Ligjit, tatimpaguesit të cilët përjashtohen nga detyrimi për të lëshuar dhe fiskalizuar fatura për furnizimet që kryejnë, janë si më poshtë:

a) prodhuesit bujqësorë, nëse janë ose jo, subjekte të skemës së kompensimit në përputhje me ligjin e TVSH-së;

b) tatimpaguesit që shesin bileta ose abone për transport pasagjerësh në sektorin e transportit publik urban brenda qytetit (autobusë) në përputhje me vendimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, nëse kjo biletë ose abone i shitet pasagjerëve direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person i autorizuar;

c) personat fizikë të regjistruar në Administratën Tatimore si “ambulantë”.

2.Sipas nenit 97 të ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë, lëshimi i një fature nuk kërkohet në rastin e furnizimeve të shërbimeve të përjashtuara nga TVSH-ja, sipas shkronjave nga “a” në “e”, të nenit 53, të këtij ligji. Për shembull, bankat dhe institucionet e tjera jofinanciare nuk janë detyruara të lëshojnë faturë për ofrimin e shërbimeve të përjashtuara sipas ligjit për TVSH-në.

3.Personave, të cilëve u referohen pikat 1 dhe 2 të këtij neni, nuk kanë detyrimin që të regjistrojnë vendin e ushtrimit të aktivitetit të biznesit, operatorët, prodhuesin dhe mirëmbajtësin e zgjidhjes software-ike, ose të përmbushin ndonjë detyrim tjetër, sipas Ligjit. Sidoqoftë, nëse përveç këtyre aktiviteteve të përjashtuara kryejnë edhe veprimtari të tjera për të cilat janë të detyruar të lëshojnë një faturë në bazë të Ligjit, atëherë janë të detyruar të lëshojnë fatura dhe të zbatojnë procedurën e fiskalizimit për ato aktivitete të tjera, jo të përjashtuara dhe të përmbushin të gjitha detyrimet bazuar në Ligj. Tatimpaguesit e referuar në pikën 1, shkronja “b” duhet të njoftojnë administratën tatimore për shumën totale të biletave të shitura gjatë çdo dite për të cilat nuk është lëshuar dhe fiskalizuar faturë individuale, në formën e faturës përmbledhëse të fiskalizuar, jo më vonë dhe para fundit të ditës tjetër, për llogaritjen e TVSH-së dhe detyrimeve të tjera tatimore, si dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera sipas Ligjit.

4.Kur individi kryen një shitje rastësore, për shembull kryerja e një shërbimi të rastësishëm dhe jo të përsëritur tek një tatimpagues, shet ar ose send tjetër personal, nëse transaksioni përbën thjesht ushtrimin e të drejtës së pronësisë nga mbajtësi i tij dhe nuk është i regjistruar në regjistrin tregtar, atëherë blerësi, i cili është tatimpagues që lëshon fatura, lëshon autofaturë pa llogaritur TVSH-në në rastin e blerjeve nga individë të paregjistruar.

Pajisjet fiskale dhe zgjidhja software-ike për zbatimin e procedurës së fiskalizimit

1.Zgjidhja software-ike për procedurën e fiskalizimitnënkupton programin e përshtatshëm për zbatimin e Ligjit dhe të këtij udhëzimi që përdoret nga tatimpaguesi dhe qëështë e certifikuar nga AKSHI dhe administrate tatimore qendrore.

1.2. Zgjidhja software-ike për pagesa me para në dorë përmban shërbimet e mëposhtme të fiskalizimit:

a) regjistrimin e një pajisjeje elektronike të faturimit;
b) regjistrimin e vlerës fillestare të parave në arkë dhe ndryshimet gjatë ditës;
c) fiskalizimi i faturave të lëshuara.
1.3. Zgjidhja software-ike për pagesa pa para në dorë përmban një shërbim fiskalizimi për fiskalizimin e faturave.

1.4. Zgjidhja software-ike për pajisjet e vetëshërbimit (automatët) përmban një shërbim fiskalizimi për regjistrimin e pajisjeve të vetëshërbimit dhe fiskalizimin e të dhënave të shitjeve.

1.5. Specifikimet teknike për zgjidhjen softwareike publikohen në faqen e internetit të administratës tatimore.

1.6. Nuk nevojitet memorie specifike fiskale (WORM) për procesin e fiskalizimit. Sidoqoftë, secila faturë e lëshuar duhet të ruhet nga tatimpaguesi që lëshon fatura, në sistemin e tij elektronik të informacionit (në kujtesën e pajisjeve elektronike të përdorura për lëshimin e faturave, ose në një server tjetër, ose në kujtesë të jashtme) gjatë periudhës së ruajtjes të përcaktuar në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë, për të garantuar që fatura mund të paraqitet, nëse kërkohet, brenda një kohe të arsyeshme, në të njëjtën mënyrë siç kërkohet menjëherë, përfshirë në rastin pas procesit të konvertimit, në një formë të lexueshme në ekran ose e printuar. Duhet të jetë e mundur që të kontrollohet se informacioni ndërmjet skedarit origjinal elektronik dhe dokumentit të lexueshëm nuk ka ndryshuar. /Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Milot-Fier, të ardhurat e koncesionarit mbi 1.7 miliardë euro/ Shteti do t’i garantojë 121 milionë

Publikuar

-

Nga

Rruga Milot-Fier një afërë korruptive me fitues të paravendosur

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi pas rreth dy javësh nga shpallja zyrtare e procedurës në një aktivitet të posaçëm garën për rrugën Milot-Fier. Në objekt të kontratës do të jetë  “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë-Kashar- Luzi i Vogël- Fier”. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe me kontratat të mëparshme të bëra publike(rasti më i fundit Aeroporti i Vlorës që ka mbetur pezull) shteti ka marrë përsipër të garantojë trafikun e munguar në këtë seksion rrugor.

Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për konceisonarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro. Konceisoni ka nje afat 35 vjecar por trafiku do te garantohet per me pak se gjysmen e viteve te operimit.  Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti.

Sipas tabelës së dhënë nga MIE në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro. Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro. E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimlae prej 7 për qind të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për konceisonarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro.

LEXO EDHE:  Furtunë në Policinë e Tiranës/ Kush janë ndryshimet e fundit

LEXO EDHE:  Del vendimi zyrtar/ Afati i dorëzimit të bilancit shtyhet deri në 31 korrik

“Koncesionari (fituesi i procedurës se konkurimit) mund të mbështetet nga Shteti, deri në shumën (e Garancisë) përcaktuar në ofertën e tij. Koncesionari mund ta marrë këtë “shumë mbështetëse për garancinë” përgjatë periudhës se Koncesionit dhe mbulon nga viti i pare i operimit deri ne 2040 – vjetore. “Shuma totale për garancinë”’ nuk mund të tejkalojë vlerën 121.324.770 Euro” thuhet në dokumente.

Qeveria ka parashikuar që kjo pjesë pra e garancisë së shtetit të ketë edhe shumicën e pikëve kur vjen puna tek vlerësimi i ofertës financiare me plot 40 pikë.

Sa i takon elementëve të tjerë të ofertës financiare  Garancia e nivelit fillestar (nën nivelin e te ardhurave baze shteti nga viti i pare i operimit deri ne 2040)  vlerësohet me  20 (Njëzet) pike.

“Çdo Ofertues ka të drejtë të përfshijë një “shumë mbështetëse për Garancinë” nga shteti në ofertën e tij. Ofertuesi mund të përcaktojë “nivelin fillestar” në bazë të së cilit mund të kërkojë një pjesë të “shumës mbështetëse” në lidhje me të ardhurat për çdo vit. Kjo do te shprehet si përqindje % sic parapërcaktohet ne tabelën e mëposhtme si baza shtetërore e te ardhurave. Për shembull, nëse një ofertues ofron -10% te te ardhurave të raportuara do të fitojë më shumë pike se një tjetër që ofron – 5%” thuhet në sqarimin e MIE.

Shkalla e tarifës për kilometra për automjet konsiderohet elementi i tretë i ofertës financiare dhe maksimalisht është lënë në nivelin 00.75 euro/km. “Ofertuesi me tarifën më të ulët të kategorisë 2 (dy) “Automjete te lehta, do të vlerësohet me më shumë pikë, ku 0.075 eur/km është niveli maksimal. Cdo oferte mbi nivelin maksimal (0.075 eur/km) do te s’kualifikohet” vlerëson MIE./ Monitor

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Qeveria miraton fondin e rindërtimit/ Si do ndahen 4.85 mld lekë në 5 bashki

Publikuar

-

Nga

Qeveria miraton fondin e rindërtimit/ Si do ndahen 4.85 mld lekë në 5 bashki

Këshilli i Ministrave, ka miratuar sot vendimin (lexo ketu) për të akorduar rreth 4.85 miliardë lekë nga Fondi i Rindërtimit, për banesat e ndërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit për pesë bashki në vend, atë të Durrësit, Tiranës, Kavajës, Lezhës dhe Krujës.

Bashkia e Durrësit do të marrë pjesën më të madhe të këtij financimi, 3 220 790 743 (tre miliardë e dyqind e njëzet milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre) lekë.

LEXO EDHE:  Del vendimi zyrtar/ Afati i dorëzimit të bilancit shtyhet deri në 31 korrik

LEXO EDHE:  Biznesi i mesëm dhe i madh/ Shalsi: Do ketë tjetër garanci nëse bankat marrin përsipër riskun

Bashkisë Tiranë i transferohet fondi prej 703 220 000 (shtatëqind e tre milionë e dyqind e njëzet mijë) lekësh.

Bashkisë Lezhë 249 450 000 (dyqind e dyzet e nëntë milionë e katërqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

Bashkisë së Krujës 660 700 000 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekë.

Ndërsa Bashkia e Kavajës përfiton vlerën më të ulët prej rreth 18 milionë lekë. (tetëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Borxhi më i lartë se 80%”/ Malaj mesazh qeverisë: Amnistia nuk do e ndihmojë vendin të dalë nga kriza

Publikuar

-

Nga

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar lëvizjen më të fundit të qeverisë në lidhje me amnistinë fiskale.

Në një intervistë për abcnews, Malaj ka theksuar se në kushtet që ndodhet vendi pas pandemisë dhe tërmetit, fokusi te amnistia nuk do na e ndihmojë vendin që të dalë nga kriza.

Sipas tij tashmë kemi një shifër të lartë në lidhje me rënien ekonomike në vendin tonë që e kalon dhe atë të raportit të BERZH.

“Mbi të gjitha duhet të theksoj se reduktimi i ekonomisë informale dhe asaj kriminale janë të shëndetshme për qeverisjen dhe ekonominë e atij vendi, por rruga që ndiqet duket se nuk është  e duhura. Çdo qeveri ka një fokus, ne jemi në kulmin e pandemisë dhe në kulmin e problemeve ekonomike, ku qeveria ka deklaruar se rënia ekonomike do të jetë rreth 10 % edhe më e madhe se ajo që raportoi BERZH të kesh këto probleme dhe të merresh me amnistinë është një çështje që nuk sjell asgjë të re. Ky është një ligj që synon që të marrë disa para në buxhet, nuk ndihmon në reduktimin e ekonomisë informate dhe asaj kriminale.  Qeveria dhe kryeministri kanë humbur fokusin, merret me inaugurime infrastrukture në kohë kur duhet që të merret me fokusin në investimeve në shëndetësi, pasi mund të ndodhë që pandemia dhe të rikthehet”, ka thënë ish ministri.

LEXO EDHE:  “Made in Albania” i dridhen gjunjët nga hapja e negociatave

LEXO EDHE:  Del vendimi zyrtar/ Afati i dorëzimit të bilancit shtyhet deri në 31 korrik

Gjithashtu ish ministri ka theksuar se është hera e parë që tashmë qeveria nuk jep statistika reale në lidhje me nivelin ekonomik në të cilën ndodhet vendi.

Ndër të tjera ai e vë theksin edhe tek borxhi publik që thuhet se ka arritur në 80 %, por sipas tij pritet që në mungesë të të dhënave që kemi borxhi mund të jetë më i lartë.

“Është hera e parë në tranzicionin shqiptar që statistikat fiskale të vendit nuk japin statistika reale për të bërë një raport  të qartë, duke filluar me të dhënat për rritjen e borxhit publik. Borxhi për shkak të dy fatkeqësive natyrore tërmeti dhe nga pandemia borxhi do të rritej. Ndërkohë autoritetet Evropiane menjëherë me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për përballimin e pandemisë në shumë vende theksuar se borxhi në shumë vende mund të rritet në lidhje me shëndetësinë por ky borxh nuk do të quhet borxh i keq”, ka thënë Malaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE