LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Rastet e reja si pasojë e thyerjes së rregullave"/ Shefja e Epidemiologjisë: Shifrat pritet të ulen

11 Prill 2020, 20:57, Lifestyle CNA
"Rastet e reja si pasojë e thyerjes së rregullave"/ Shefja e

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini ka folur për gjendjen e pacientëve të prekur nga koronavirusi në vendin tonë dhe për rastet e reja.

Tomini pretendon se rastet e reja kanë ardhur si shkak i mosrespektimit të rregullave të karantinimit dhe distancimit social.

?Po ecim dhe me ndërprerjen e vetëkarantinimit dhe mosrespektim deri diku të masave për disnacimin sociale dhe indirekt kjo çon rritjen e pozitivitetin e rasteve duke bërë që zinxhiri të pasohet në vijimësi?, u shpreh ajo në një lidhje me Tv Klan.

Shefja e Epidemiologjisë tregoi se personat që janë futur në intubim kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese përveç Covid-19.

?Është e vështirë që pacientët e intubuar të kalojnë në të gjithë procesin dhe të kalojnë atë krizën multiorganore për tu rikuperuar, megjithatë puna e mjekëve të Infektivit dhe Pneumonologjisë është duke bërë maksimalisht për shpëtimin e jetëve të pacientëve?, nënvizoi Tomini, ndërsa theksoi se sipas parashikimeve numri i të prekurve do të vijë duke u ulur./ CNA.al

Lajmet e fundit nga